EasyPay mbështet Edicionin e 8-të Infocom Albania

EasyPay edhe këtë vit mbështet aktivitetin Infocom Albania. Eventi pati rreth 600 të ftuar të cilët i përkisnin botës së biznesit, teknologjisë dhe inovacionit. Pjesëmarrësit përfaqësonin Institucione të rëndësishme si të sektorit publik ashtu edhe të atij privat. Eventi nisi me fjalimin e Ministres së inovacionit zj. Milena Harito duke u ndjekur më pas nga zv. Ministria e Inovacionit të Kosovës. Për të gjithë të pranishmit, edhe EasyPay ndau eksperiencën e tij si një aktor mjaft i rëndësishëm në tregun e pagesave. EasyPay u përfaqësua nga CEO, Znj. Linda Shomo, e cila tregoi për suksesin që kompania ka arritur që prej krijimit të saj. Surpriza apo veçantia që Edicioni i 8-të solli, ishte pjesëmarrja dhe fjalimi mbresëlënës që mbajti Ketan Makwana, këshilltari ekonomik i kryeministrit Britanik David Cameron.

IMG_4409

IMG_4732

IMG_4974

 

Posted in: