Edicioni i 3-të i YouthSpeak Albania

 

Më 6 maj AIESEC në Shqipëri organizoi edicionin e tretë të eventit YouthSpeak Forum me temë kryesore “Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike”. Forumi mblodhi bashkë të rinjtë dhe drejtues nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë, për t’i njohur dhe ndërgjegjësuar në lidhje më Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Pjesë e rëndësishme e eventit ishte dhe pjesmarrja e EasyPay, përfaqsuar nga CEO Linda Shomo e cila ishte dhe një nga folëset kryesore. E përzgjedhur si shembull suksesi dhe frymëzimi në Biznes. YouthSpeak Forum u mbështet në tre shtylla kryesore: Frymëzim, Angazhim dhe Veprim. Gjatë pjesës së parë, Frymëzo: delegatët dëgjuan fjalime inspiruese nga njerëz të suksesshëm për të kuptuar rolin e tyre për krijimin e një të ardhme të qëndrueshme në Shqipëri. Angazhohuiu dha mundësinë delegatëve që gjatë punës në grup dhe workshop-eve të tregojnë se ata janë liderat e ardhshëm të këtij vendi. Këtu patën mundësine për t’u njohur me partnerët dhe mundësitë që ata ofrojnë për punësim ose internship-e.  Veproishte pjesa e finalizimit të eventit, konsistoi në ndërmarrjen e hapave konkretë për krijimin e një iniciative. Në këtë fazë u zgjodh grupi fitues, iniciativa e të cilit do të realizohet me ndihmën e AIESEC në Shqipëri.

18342686_1342040405887616_3957618510622103714_n

18274756_1342040399220950_1957013250455726568_n

 

Posted in: