AIESEC Albania sjell ”It’s her choice” në Korrik

EasyPay ka kënaqesinë t’ju ftoj në eventin “It’s her choice”. Ky event i ideuar dhe organizuar nga AIESEC, në bashkëpunim me UNFPA dhe rrjetin e organizatave Youth Voice. Eventi, si pjesë e World Population Day, sjell në vëmendje rëndësinë e planifikimit familjar dhe mbrojtjes në marrëdhëniet seksuale, duke synuar të informojë publikun mbi këtë cështje.

Që në ditët e para të lancimit në rrjete sociale e më gjerë, eventi ka tërhequr goxha interes, sidomos nga moshat e reja.

Fokusi i eventit do të jenë femra të arrira në karrierë, për të ndarë historitë e tyre të suksesit, por edhe femra më pak të privilegjuara, për të na treguar se të informohesh e të veprosh mbi të tilla fenomene nuk është kurrë vonë. Për më tepër, do të diskutohet mbi tema si ndjekja e një profesioni nga ky grup i shoqërisë e rëndësia e tij, ne formën e përvojave konkrete nga të ftuarat tona.

Ne ju ftojmë të bashkoheni me AIESEC në datë 11 Korrik, në Universitetin Europian të Tiranës. Ky organizim fillon ne oren 10:30 dhe është parashikuar te zgjasë përeth 4 orë. 

Më shumë informacion mbi eventin mund të gjeni këtu

It's Her Choice-event cover

Posted in: