”Si do te paguajme ne 2020?” Infocom World Albania 8

infocom

Infocom Albania publikoi online per here te 5 revisten Infocom. Pjese e ketij publikimi ishte dhe shkrimi nga CEO EasyPay reth temes se pagesave digjitale me titull ”Si do te paguajme ne 2020”?

Artikulli eshte nje pasqyrim i shkruar i fjalimit te EasyPay gjate konferences vjetore te Infocom qe u organizua ne 5 Prill 2017 ne kryeqytet.

Ne fjalimin qe do te mund te degjoni ne videon me poshte, flitet per popullsine unbanked, finteks, banka online, pagesat nepermjet celularit, e-wallet konsumatorin dhe millenials.

Konferenca e 8 e Infocom pati rreth 600 të ftuar të cilët i përkisnin botës së biznesit, teknologjisë dhe inovacionit. Pjesëmarrësit përfaqësonin Institucione të rëndësishme si të sektorit publik ashtu edhe të atij privat. Eventi nisi me fjalimin e Ministres së inovacionit zj. Milena Harito duke u ndjekur më pas nga zv. Ministria e Inovacionit të Kosovës. Për të gjithë të pranishmit, edhe EasyPay ndau eksperiencën e tij si një aktor mjaft i rëndësishëm në tregun e pagesave. EasyPay u përfaqësua nga CEO, Znj. Linda Shomo, e cila tregoi për suksesin që kompania ka arritur që prej krijimit të saj. Surpriza apo veçantia që Edicioni i 8-të solli, ishte pjesëmarrja dhe fjalimi mbresëlënës që mbajti Ketan Makwana, këshilltari ekonomik i kryeministrit Britanik David Cameron.

Posted in: