Paguaj Taksat e Bashkise Tirane me EasyPay

Taksat e Bashkise Tirane Lajm website

EasyPay vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës duke mundësuar pagesën e Taksave të Bashkisë Tiranë nëpërmjet rrjetit të Agjentëve EasyPay.

Risi e këtij shërbimit të DPTTV (Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore) është fakti që për herë të parë në Shqipëri, taksat mund të paguhen në kohë reale në një institucion financiar jo bankë, duke evituar kështu proceset burokratike të pritjes së konfirmimit për pagesën për gati një muaj. Përvec kësaj, ju mund të paguani të gjitha detyrimet që dëshironi të shlyeni në një cast, pa patur nevojë ti kryeni ato një nga një.

EasyPay është krenar që është institucioni i parë, jo bankë që e ofron këtë shërbim. Me një sistem me siguri maksimale dhe të thjeshtë për tu përdorur, kërkimi për një subjekt mund të bëhet me kod vendor, Nipt, emrin e subjektit ose emrin e administratorit.

Së shpejti Taksat e Bashkise Tiranë do mund të paguhen dhe nga klientët në web apo në mobile.

 

 

 

Posted in: