Arritje historike! EasyPay zgjidhet ndër tre kompanitë më të mira në Europë në FI

 

 

 

 

EasyPay Albania zgjidhet ndër tre kompanitë më të mira të Europës për Financial Inclusion në konkursin ndërkombëtar ‘‘European FinTech Awards’’. European FinTech Awards është festivali më preztigjoz për kompanitë financiare teknologjike në kontinent, e thënë ndryshe, njësoj si çmimet Oscar për kinematografinë.

Pas një fushate e cila përfshiu shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, por jo vetëm, EasyPay arriti të kryesonte në Top 5 në renditjen e votimeve online në Europë, dhe në Top 3 Kompanitë më të mira për Financial Inclusion bazuar në votimet online që mbanin 25% të peshës dhe 75% nga vendimi i jurisë.

Juria e European Fintech Awards përbëhet nga ajka e sektorit financiar në botë, ku përfshihen drejtues të Citi Bank, BNP Paribas, European Commission, HSBC, VolksBank, Uber, Lloyds Banking Group, Unicredit Group, Allianz Group etj.

Ceremonia e ndarjes se çmimeve do të zhvillohet në Bruksel në datë 27 Shtator, ku EasyPay ka akses VIP gjatë ceremonisë por edhe në konferencën paraprake që do të zhvillohet me partnerë dhe investitorë ndërkombëtarë në date 26. Partnerë ndërkombëtarë pjesëmarrës në konferencë dhe ceremoni janë institucione të shquara si Intellect, Societe Generale, Birdee, B Hive, Microsoft, Deloitte, Mastercard, UBS, Barclays, Santander, European Parliament, Bitcoinist.net etj.

Ky eveniment do të jete kyç në fillimin e zgjerimit të aktivitetit EasyPay përtej kufijve, si edhe në njohjen për herë të parë të Shqiperisë në fushën e inovacionit në nivel nderkombëtar, çka pritet të tërheqë investitorë të huaj për FinTech në vend.

Për më tepër informacion mbi European FinTech Awards dhe kompanitë e përzgjedhura, ndiqni linkun bit.ly/EftaTop3

 

Posted in: