EasyPay dhe Destil Hostel – Bashkëpunimi për biletat online të koncertit ‘Blla Blla Blla’

EasyPay dhe Destil Hostel kanë filluar bashkëpunimin e tyre të parë me shitjen e biletave elektronike për koncertin e grupit të mirënjohur alternativ shqiptaro-maqedonas Blla Blla Blla.

Blla Blla Blla vijnë në Tiranë, të shtunën, më datë 11 nëntor tek Piramida. Me anë të koncertit, Blla Blla Blla promovojnë albumin e tyre të katërt “Brum për Medioferr”. Live-i fillon në orën 21:00, me support band 3:56AM.

Të gjithë të interesuarit mund të blejnë biletat online nga komforti i cilido vend që ndodhen, nëpërmjet butonit EasyPay ose Visa duke ndjekur link-un: http://ticket.easypay.al/destil/EasyPay

Biletat kushtojnë 700 Lekë dhe nga blerja online nuk aplikohet asnjë tarifë ekstra. Pas blerjes së biletës online, personat do të marrin një email me biletat elektronike bashkangjitur, të cilat mund të printohen ose të tregohen nga telefoni përpara hyrjes në koncert (Sigurohuni të keni mjaftueshëm bateri!)

Bli biletën tënde në: http://ticket.easypay.al/destil/EasyPay

Për më shumë info rreth eventit: https://www.facebook.com/events/2042277139339129/

Mbi Blla Blla Blla:

Blla Blla Blla janë një bandë roku Shqiptaro-Maqedonase nga Shkupi. Grupi është formuar që në 1988 dhe zhanret e aplikuara varjojnë nga Balkan-rock në punk. Muzika e tyre vazhdon të influencojë përtej kufijve të Maqedonisë. Blla Blla Blla janë pjesëmarrës në seritë e Balkans Streets të festivaleve të Europës Jug-Lindore, nëpër lokacione multikulturale me grupe të famshme lokale. Përvec pjesëmarrjes në Programin e Balkan Streets 2011, ata ishin edhe ndër artistët e ftuar në Festivalin e Parë të Kumanovës.