EasyPay ‘Virtual Booth’ tërheq vëmendjen në panairin Gratë në Biznes

EasyPay, më datë 2 Tetor, mori pjesë në ‘Women in Business Fair’, ku me anë të një Virtual Booth, ndau ekskluzivisht me të pranishmit teknologjitë më të fundit. Ndër to ishin edhe Facebook Chatbot dhe aplikacioni i ri EasyPay për Augmented Reality me rastin e 7-vjetorit të kompanisë. Edhe pse akoma në faza testimi, prezantimi doli me sukses dhe tërhoqi vëmendjen e dhjetra sipërmarrësve dhe përfaqësuesish institucionesh të tjera.

Aktiviteti u organizua nga Embassy of the Netherlands in Albania në bashkëpunim me Shoqata Together for Life dhe NAWE -The Network of Albanian Women Entrepreneurs, ndër themelueset e të cilës është Linda Shomo, CEO e EasyPay. Panairi ‘Gratë në Biznes’ tërhoqi më shumë se 30 sipërmarrëse femra nga i gjithë vendi. Shumë vizitorë të interesuar të panairit u angazhuan në zgjerimin e rrjetit të tyre dhe blerjen e produkteve shqiptare. Ambasadorja Dewi van de Weerd u shpreh: “Investimi në më shumë pjesëmarrje të grave në ekonomi do të shpërblehet në të ardhmen. Duke fuqizuar gruan, ne përmirësojmë mirëqenien e tyre dhe kontributin e tyre ekonomik”.
Linda Shomo, Drejtoreshë e kompanisë shqiptare Easypay, fituese të cmimit ‘’European Fintech Award’’, ftoi pjesëmarrësit të bashkohen në Rrjetin Shqiptar të Grave Sipërmarrëse (NAWE). Zv. Kryeministrja Znj.Mesi dhe Ministrja për Sipërmarrësit Znj. Qato gjithashtu iu drejtuan audiencës.
Gratë shqiptare duan të rriten, të ndërlidhen dhe të bashkëpunojnë në një model biznesi- për -biznesin. Shqipëria është dukshëm duke kapërcyer kufizimet e së shkuarës të cilat tradicionalisht kanë penguar gratë sipërmarrëse.

Posted in: