Babagjyshi Sekret plotëson dëshirat e fëmijëve online me EasyPay

Për këtë prag festash EasyPay premtoi se do të vinte plot surpriza, dhe ne i mbajmë premtimet. Bashkëpunimi i ri që ne sjellim është ai me “Babagjyshin Sekret”. Po çfarë është “Babagjyshi Sekret”?

“Babagjyshi Sekret” është një projekt i konceptuar nga Connext në bashkëpunim me “Ura ” për këtë fundvit, që synon të intensifikojë atmosferën festive duke dërguar pikërisht tek ata, buzëqeshjen e të cilëve, shoqëria jonë ka më shumë nevojë, fëmijët.

Në një kohë kur kulti i besimit shpirtëror po shuhet dhe ndërgjegjësimi mbi fenomenet që na rrethojnë është i lartë që në fëmijëri, për Babagjyshin flitet pak, e ai mbetet gjallë vetëm si ikonë në fushatat tradicionale komerciale, kjo ishte dhe një ndër arsyet e krijimit të këtij projekti.

Babagjyshi Sekret mund të jetë pikërisht fryma festive e munguar që mund të na mbështjellë emocionalisht, të vegjël e të rritur këtë fundvit. Megjithëse sekret, siç do mirëbërës/ bamirës anonim, Babagjyshi mund të jesh ti.

Mund të jetë çdo shqiptar (e jo i tillë), që tradita ia do të jetë bujar, përtej skepticizmit dhe individualizmit të kohës. Fundja “ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh”, dhe kjo iniciativë i dedikohet buzëqeshjeve të pafalura në vigjilje të festave të fundvitit.

Si funksionon Babagjyshi Sekret?

Gjithçka fillon nga shprehja e dëshirës mes një letër të shkruar nga vetë fëmija me shkrim dore.
Pranë çdo filiali të Postës Shqiptare, apo pranë çdo kutie postare të dedikuar të Babagjyshit Sekret, mund të postohen letrat e vogëlueshve.

Fëmijë të ndryshëm të ciklit 9-vjeçar, nga e gjithë Shqipëria kanë mundësinë të shkruajnë me shkrim dore, një letër me kërkesë për dhuratë drejtuar Babagjyshit (Drejtuar: Babagjyshit, Poli i Veriut, Kutia Postare 47).
Në pjesën e pasme të kësaj letre, do të duhet të shkruhen qartë dhe saktë të dhënat e mëposhtme të dërguesit:

– Emri/Mbiemri i fëmijës
– Vendbanim (adresë e plotë e saktë)
– Emri i njërit prej prindërve
– Numër Telefoni i prindit në fjalë
– Lloji i dhuratës (cilëso dhuratën)

Më shumë informacion klikoni në http://babagjyshisekret.al/kam-nje-deshire/

Si mund të bëhesh një Babagjysh Sekret ?

Është zgjedhja juaj se për cilët prej tyre do të bëheni Babagjyshi Sekret i këtij fundviti.
Me përzgjedhjen e letrës, në funksion të rezervimit të saj, ju do të duhet të kryeni procedurën e regjistrimit, ku më pas ose mund të blini dhuratën online ose ta blini fizikisht.

Në rast se objekti i dëshirës së letrës së përzgjedhur, është një produkt që ju dëshironi dhe mundeni ta siguroni online në platformë, atëherë ndiqni udhëzimet për të finalizuar procesin e blerjes online nëpërmjet EasyPay.

Informacion i detajuar në http://babagjyshisekret.al/dua-te-behem-babagjysh-sekret/

Tashmë EasyPay gjendet aty e gatshme për ta mbështetur dhe bërë këtë iniciative më të thjeshtë, sepse ne krijojmë lehtësi. Çdokush që dëshiron ta blejë dhuratën online, shumë thjeshtë, shpejtë dhe sigurt mund ta bëjë nëpërmjet butonit EasyPay, edhe nëse nuk ka akses në sektorin bankar.

Për të paguar me EasyPay, mjafton të kesh një llogari EasyPay duke u regjistruar falas në aplikacion (mund të shkarkohet në iOS, Android dhe Windows), ta kreditosh me para në dorë (“Cash”) pranë pikes më të afërt EasyPay ose me një kartë Visa apo MasterCard. Për çdo pyetje ose paqartësi lidhur me hapjen e llogarisë EasyPay apo lidhur me pagesat me butonin EasyPay, ju ftojmë të na kontaktoni në 042264982. Ne ju premtojmë që procesi është shumë i thjeshtë por jemi të gatshëm t’ju asistojmë në çdo hap të mundshëm.

Tashmë kemi eliminuar çdo justifikim për të mos plotësuar dëshirat e vogëlushëve, mjafton dëshira e dashamirësia dhe akti juaj i mirësisë mund të realizohet vetëm me një klik!

 

Nga Megi Milo

Posted in: