Kredito llogarinë EasyPay, shpejtë dhe sigurtë!

Kredito llogarinë EasyPay me një nga mënyrat tona gjithëpërfshirëse, të lehta e të sigurta!

Mënyrat:

1- E RE: Lidhni llogarinë tuaj bankare me EasyPay!

Si ta lidhni llogarinë tuaj bankare me EasyPay?

  1. Zgjidhni një nga bankat që ne ofrojmë (momentalisht Union Bank dhe BKT)
  2. Në rast se zgjidhni Union Bank:
    1. Klikoni logon e Union Bank dhe do t’ju shfaqet një kod 6-shifror.
    2. Paraqituni pranë degës më të afërt për të firmosur kontratën duke paraqitur kodin 6-shifror.
    3. Pasi të firmosni kontratën, plotësoni numrin e klientit (kodin CIF) në aplikacion tek fusha e kërkuar dhe klikoni “Konfirmo”.
    4. Tashmë llogaria juaj bankare është e lidhur me EasyPay.
  3. Në rast se zgjidhni BKT:
    1. Paraqituni pranë degës më të afërt për të firmosur kontratën “E-Collection” për individ.
    2. Pasi të firmosni kontratën, plotësoni numrin e klientit (kodin CIF) në aplikacion tek fusha e kërkuar dhe klikoni “Konfirmo”.
    3. Brenda 24 orëve do të kryhet verifikimi dhe lidhja e llogarisë tuaj me EasyPay.

Si të rimbushni EasyPay pas lidhjes me llogarinë tuaj bankare?

  1. Klikoni tek një nga bankat BKT ose Union Bank
  2. Plotësoni shumën me të cilën doni të kreditoni llogarinë EasyPay
  3. Prisni SMS verifikues nga EasyPay dhe konfirmoni rimbushjen e llogarisë.

Cfarë ju duhet?

  • Një llogari bankare në BKT ose Union Bank.

2- Përdorni kartën tuaj të Debitit/Kreditit

  1. Shkoni tek “Kredito llogarinë” dhe zgjidh Visa ose MasterCard
  2. Vendosni shumën që do të mbushni llogarinë EasyPay
  3. Klikoni tek butoni “Kredito” dhe do të drejtoheni tek faqja ndërlidhëse bankare ku duhet të plotësoni të dhënat personale të kartës suaj.
  4. Klikoni “Konfirmo” dhe llogaria juaj do të rimbushet me shumën që keni pë

Cfarë ju duhet?

  • Një kartë krediti ose debiti e lëshuar nga banka juaj dhe e aktivizuar për pagesa online. Nëse nuk e keni aktivizuar, kontaktoni bankën tuaj.

3 – Nuk keni llogari bankare? Vizitoni agjentët e shitjes EasyPay!

  1. Shkoni tek një nga pikat EasyPay
  2. Jepni emrin e përdoruesit të llogarisë suaj EasyPay
  3. Paguani shumën që do të rimbushni në “Cash” (para në dorë) dhe llogaria juaj do të kreditohet me të njëjtën vlerë.
  4. Mos harroni të merrni mandatin e printuar për veprimin e kryer.

Cfarë ju duhet?

  • Adresat e agjentëve të shitjes EasyPay: bit.ly/agjenteasypay

*EasyPay është institucion i parasë elektronike licensuar nga Banka e Shqipërisë dhe certifikuar nga ISO për standartet e sigurisë së të dhënave personale dhe menaxhimit të sistemeve. (ISO 27001&ISO 2000)