Paraja elektronike dhe Pagesat në 2020 – Java e Parasë 2018

Java e Parasë është një festë mbarëbotërore e parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmenduara. Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si shumë institucione të tjera në mbarë globin organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht apo si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre nëpërmjet kulturës financiare.

Një nga institucionet që organizuan një event në kuadër të javës së parasë ishte dhe EasyPay, institucioni i vetëm i parasë elektronike në Shqipëri. Eventi kishte fokus paranë elektronike dhe trendet e pagesave në 2020. Në bashkëpunim me Protik Innovation Center, eventi tërhoqi dhjetra të rinj, prej të cilëve përfaqësues nxënësish nga shkollat e mesme në Tiranë, pjesëmarrës në Tomorrow’s Entrepreneurs Tirana, Junior Achievement Albania dhe studentë të universiteteve të ndryshme në vend. Përveç leksionit të hapur i cili kishte një natyrë interaktive, mbrëmja u mbyll me një quiz të shkurtër që testonte dijet financiare të të rinjve, përgatitur nga EasyPay për të rinjtë pjesëmarrës. Nga konkursi u shpallën dy studentë fitues, Fatjona Brami dhe Nelid Dedolli, të cilët përfituan nga dhuratat e sponsorizuara nga EasyPay.

 

Posted in: