Divat Shqiptare për herë të parë bashkë – biletat sërish me EasyPay!

Post Event

Një mbrëmje e paharruar në Shqipëri. Mbrëmë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u mbajt koncerti “Diva Show”, nën organizimin e katër këngëtareve të njohura shqiptare, Rovena, Irma, Eneda dhe Besa.

Secila nga artistet prezantoi hitet më të famshme të tyre, por nuk munguan as performancat e artisteve të tjerë. Salla ishte e stërmbushur me njerëz, ku përveç publikut të pranishëm ishin edhe artist e fytyra të njohura.

Biletat u shitën nga EasyPay ekskluzivisht online dhe pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Me anë të EasyPay, klientëve iu ofruan metodat më të lehta gjithëpërfshirëse për pagesën e biletës së tyre.

Blerja mund të kryhej direkt nga celulari me aplikacionin EasyPay ose online kudo që klintët do të ndodheshin. Mundësitë e pagesave nuk ishin vëtëm të lartpërmendurat ne kemi menduar dhe për këdo që nuk ndihet komodë me pajisjet elektronike, të cilët mund të vizitonin një nga pikat EasyPay në të gjithë Shqipërinë.

Për ta bërë sa më reale dhe të kuptueshme formën e blerjes së biletës së koncertit, u xhirua një video informuese pranë një pike EasyPay me protagoniste vetë një nga divat Irma Libohova tek blinte disa bileta për miqtë e saj. Ajo gjithashtu shprehu plot komente pozitive për eksperincën e saj të blerjes me EasyPay duke ja sugjeruar gjithëkujt këtë lehtësi.

 

Lançimi i bashkëpunimit

Ato janë këngëtaret më të dashura shqiptare! Të gjithë jemi rritur me hitet e tyre ndër vite, sepse ato nuk janë vetëm artistet e vërteta të skenave tona, por edhe figura të plotësuara publike me mjaft kredibilitet në media e shoqëri.

Sot, ka ardhur koha që t’i shohim së bashku në një koncert recital të jashtëzakonshëm ku secila prej tyre do të interpretojë këngët më të mira të repertorit personal. Po flasim për Divat: Rovena Dilon, Irma Libohovën, Eneda Tarifën dhe Besa Kokodhimën. Mbrëmjen e 16 Maj, Ora 20:00, Divas Live në Pallatin e Kongreseve.

EasyPay mundëson për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online dhe fizikisht për koncertin e kengëtarëve të mirënjohura: Rovena Dilo, Irma Libohova, Eneda Tarifa dhe Besa Kokodhima. EasyPay në bashkëpunim me Connext, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për koncertin e shumëpritur “Divat”.

Biletat mund të rezervohen online në faqen  www.pentagrami.al  ku ndodhet më shumë informacion mbi çmimin e biletave. Opsionet që ju ofrohen nga EasyPay janë tre:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa – Nëse jeni kartëmbajtës Visa, mund të paguani direkt nga karta juaj.
  • Ti blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në bit.ly/agjenteasypay

 

Divat Shqiptare

 

 

 

Posted in: