Youth Talks #9 me Aneida Bajraktari në ambientet e EasyPay

Post Event

Në datën 27 qeroshor 2018, në ambjentet e EasyPay u organizua Youth Talks #9 me të ftuar speciale Aneida Bajraktari nën moderimin e Mateo Prifti.

Aneida tregoi për jetën e saj, rrugëtimin që ndoqi deri në krijimin e sipërmarrjes Balkans Capital, në Korrik të vitit 2016. Balkans Capital është e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare për biznese dhe organizata vendase e të huaja.

Në 2012 kur u organizua për herë të parë në Shqipëri, Startup Weekend Tirana, kompeticion në të cilin Aneida mori pjesë me idenë e saj në fushën e modës, ide që shua me kalimin e kohës.

Një vit më vonë, Aneida rikthehet sërish në Startup Weekend Tirana, këtë herë jo si pjesëmarrëse, por si organizatore së bashku me Ergest Nako.

“Të rinjtë shqiptarë janë shumë entuziastë, kanë ide të ndryshme dhe angazhohen shumë në këto lloj kompeticionesh. Shqipëria ka shumë probleme, por në të njëjtën kohë ky është një avantazh sepse ka shumë mundësi.”

Aneida është bashkë-themeluese e Balkans Capital dhe u shpreh se çelësi i suksesit të një sipërmarrje është që bashkë-themeluesit duhet të ndajnë të njëjtin vizion, duhet të kenë të njëjtin mision dhe objektiva.

“E rëndësishme gjithashtu është vendosja e deadline-ve për detyra të caktuara,” tha Aneida.

“Për të rritur sipërmarrjen, dua të fokusohemi në teknologjitë e reja si Fintech apo Blockchain, pasi ato janë e ardhmja.”

Ajo theksoi se ruajtja e ekulibrit midis familjes, punës, shoqërisë dhe udhëtimeve është shumë e rëndësishme pasi për të mbështetja më e madhe vjen nga njerëzit më të dashur.

Së fundi, ajo shprehu se nuk mund të qëndronte pa falenderuar dhe Linda Shomo,CEO & themeluese e EasyPay si një mbështetëset e saj të para ku hera herës dhe në rolin e një mentoreje.

 

 

 

Posted in: