EasyPay – shitës ekskluziv në Shqipëri për biletat e “SUNNY HILL Festival” nga Dua Lipa!

Sunny Hill Festival zhvillohet në Parkun Kombëtar të Gërmisë në Prishtinë,  Kosovë, gjatë datave 10-11-12 Gusht 2018. Pritet që Sunny Hill Festival të jetë Festivali më I madh I organizuar ndonjëherë në Kosovë, por edhe në rajon.

Sunny Hill Festival do të jetë një vazhdim i dy koncerteve shumë të suksesshme të organizuara nga fituesja e dy çmimeve Brits Awards, DUA LIPA. Pjesë e line-upit të koncertit do të jenë të ftuar dhe artistë të tjerë të njohur si:

DUA LIPA • ACTION BRONSON • MARTIN GARRIX

STANAJ • COL3TRANE • GRACE CARTER • SG LEWIS • BONDAX
LEDRI VULA • MC KRESHA & LYRICAL SON • DAFINA ZEQIRI

GJIKO • BUTA • ODA • JERICHO • GAMBLEMANIA • LUMI B
ASGJE SIKUR DIELLI • GENC SALIHU • SHPAT DEDA • DREN ABAZI & ZIG ZAG ORCHESTRA
GON & SONIK • KIDDA • RRRRON • YLLI MEGI

MORE TBA!

EasyPay mundëson ekskluzivisht në Shqipëri për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave për koncertin e kengëtares së mirënjohur Dua Lipa. EasyPay si pjesë e bashkëpunimit me Rave Travel dhe Sunny Hill Festival, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave fizike për koncertin e shumëpritur në gjithë pikat EasyPay kudo në Shqipëri.

Informacion mbi çmimin e biletave mund të gjendet në faqen zyrtare te eventit https://sunnyhillfestival.com/.  Për të blerë biletat tuaja në Shqipëri, vizitoni pikën tuaj më të afërt EasyPay duke kërkuar në bit.ly/agjenteasypay

*Nga Megi Milo

Posted in: