Maratona e Tiranës – EasyPay sponsor zyrtar; Edicioni i 3-të i gjysmë maratonës së Tiranës

Post Event

Maratona e Tiranës 2018 erdhi sërish me edicionin e saj të 3-të, që tashmë mund të cilësohet si eventi më i madh sportiv në qytet.

Si një garë pati dhe ajo fituesit e saj sipas kategorive për garën 21 km në edicionin e tretë të maratonës së Tiranës në të cilën morën pjesë rreth 2500 garues nga 40 vende të botës.

Biletat u shitën ekskluzivisht online me EasyPay dhe pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë.

Për këtë event masiv EasyPay mundësoi ndërtimin e faqes së integruar me sistemet e tyre për regjistrimin e secilit pjesëmarrës, duke ofruar dhe një pikë suporti pranë liqenit të Tiranës për të asistuar këdo që dëshironte të ishte pjesëmarrës.

Impenjimi jonë qëndron dhe në edukimin me Real Time Payments për këdo kudo ndodhet duke kursyer kohë. Duke bërë të munduar dhe në formën më të thjeshtë pagesat online dhe në kohë reale kudo ndodheni.

Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur që për herë të parë në Shqipëri, u përdor skanimi me QR Code në kohë reale i të gjithë të regjistruarve në Maratonën e Tiranës 2018 nëpërmjet aplikacionit EasyCheckin. Ky aplikacion është zhvilluar in-house nga EasyPay.

 

 

 

 

Lançimi i bashkëpunimit

EasyPay gjendet e gatshme për të mbështetur si sponsor kryesor zyrtar këtë event të përmasave të mëdha.

Për sigurimin e biletave EasyPay gjendet aty pranë jush për t’ju krijuar lehtësi.

Biletat mund të rezervohen online në faqen https://tiranamarathon.com/   ku ndodhet informacion mbi çmimin e biletave. Opsionet që ju ofrohen janë tre:

 

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa – Nëse jeni kartëmbajtës Visa, mund të paguani direkt nga karta juaj.
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në bit.ly/agjenteasypay

Posted in: