AllWeb – Digital Marketing Conference, bileta me EasyPay

Jeni gati për ngjarjen e 3-të të Konferencës së AllWeb për Marketing-un Digjital në Tiranë? Nëse po, bëhuni gati për eksperiencën më të mirë të marketingut në Shqipëri. Bëhuni gati për folës të shkëlqyeshëm, audiencë të mrekullueshme dhe për një përvojë unike!

AllWeb është rezultat i angazhimit të dedikuar nga njerëz që punojnë, duan dhe shijojnë marketingun digjital. Qëllimi i të cilëve është të ofrojnë një përvojë unike dhe të shtyjnë gjithnjë e më shumë tregun (marketing digjital) një hap më tej.

Këtë vit për herë të parë, në bashkëpunim me AllWeb, EasyPay mundëson si formë pagese lokale biletat online në platformën https://allweb.al/easypay/ , për AllWeb – Digital Marketing Conference.

Biletat mund të rezervohen online në faqen https://allweb.al/easypay/ ku ndodhet dhe informacioni mbi çmimin e biletave. Në këtë faqe ju mund të zgjidhni llojin e biletës, dhe sa bileta do të blini.

Forma e pagesës që EasyPay mundëson në faqen e https://allweb.al/easypay/ është:

-Pagesa direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.

  • Nëse nuk jeni të rregjistruar, mund ta bëni këtë duke shkarkuar aplikacionin EasyPay në telefonin tuaj (qoftë Android, IOS, Windows) ose duke aksesuar në website-in e tonë.
  • Keni krijuar kështu një portofol tuajin elektronik të cilin mund ta kreditoni me mënyrat që ju paraqiten nga aplikacioni (nëpërmjet kartës suaj të kreditit apo debitit, nëpërmjet llogarisë tuaj bankare ose me para cash në një nga pikat EasyPay që i gjeni gjithashtu tek aplikacioni apo website i EasyPay). Këtë portofol online do mund ta përdorni më pas për pagesën e blerjes tuaj tek https://allweb.al/easypay/. Në momentin e pagesës do t’ju duhet vetëm të vendosni username dhe password të llogarisë tuaj EasyPay.

 

Nga Megi Milo

Posted in: