“Reflektim”- Koncerti Artistik i Anxhela Peristeri

“Pas një periudhe të gjatë Reflektimi Artistik më në fund puna dhe mundi i një grupi të madh është shumë afër. Më 15 Nëntor tek Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse ju pres të gjithëve për të ndarë me mua momente emocioni dhe dashurie!”- Një ftesë e ngrohtë nga Anxhela Peristeri.

Nga dita e sotme,  EasyPay mundëson për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online për koncertin e kengëtares së mirënjohur Anxhela Peristeri. EasyPay në bashkëpunim me Connext, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për koncertin  artistik “Reflektim”.

Biletat mund të rezervohen online në faqen http://www.pentagrami.al ose direkt në http://bit.ly/peristeriep  ku ndodhet informacion mbi çmimin e biletave. Në këtë faqe ju mund të zgjidhni platean, vendin se ku dëshironi të qëndroni dhe sa bileta do të blini. Opsionet që EasyPay mundëson për blerjen janë tre:

  • Në çdo pikë EasyPay në të gjithë Shqipërinë, ku agjenti jonë ju kryen të gjithë proçedurën e rezervimit dhe blerjes së biletës.
  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa ose MC – Nëse jeni kartëmbajtës Visa ose MasterCard, mund të paguani direkt nga karta juaj.

 

Posted in: