EasyPay merr çmimin e rradhës nga Global Business Insight Awards 2018.

Duket se Nëntori është muaji i vlerësimeve ndërkombëtare! Jemi të lumtur të njoftojmë që EasyPay është shpërblyer me çmimin si ‘Lider në Zgjidhjet e Pagesave Online’ nga Global Business Insight Awards 2018.

Global Business Insight Awards 2018 përfaqësojnë udhëheqjen e sukseshme të biznesit, inovacionin në financa dhe investime dhe suksesin e sektorit  ku operojnë bizneset në të gjitha shtatë kontinentet e botës.

Sigurimi se procesi i vlerësimit është neutral dhe i vlefshëm, është një prioritet kyç dhe si rrjedhojë votat grumbullohen gjatë gjithë vitit nëpërmjet një numri kanalesh digjitale dhe më pas vlerësohen duke përdorur një kornizë transparente dhe dinamike.

Për secilën nga programet e çmimeve  shfrytëzohen studime sasiore dhe cilësore të cilat janë kryer nga ekipet kërkimore me përvojë dhe duke matur çdo biznes nga një sërë kriteresh vlerësimi, duke krijuar  kështu një model unik i cili siguron vlefshmërinë e rezultateve.

 

Posted in: