Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës, EasyPay mbështetës kryesor.

Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës  është organizatë jofitimprurëse që ka si qëllim kryesor të ndihmojë nënat dhe foshnjat që janë familje me të ardhura të pakta ose me probleme shëndetësore.

EasyPay nëpërmjet  një bashkëpunimi me Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës, mbështet dhe ofron mundësinë të dhuroni online në https://fundraising.fsnf.org/dhuro/ .

Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës në 3 vitet e themelimit i ka ardhur në ndihmë familjeve në vështirësi ekonomike. Misioni i fondacionit është të mbështesë familje me të ardhura të pakta me veshje apo nevojat të tjera si dhe institucione spitalore me pajisjet dhe aparaturat moderne.

Këtë e arrin përmes programeve të veta, edukimit të pacientëve dhe ofruesve të shërbimeve të kujdesit mjekësor për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve, hulumtimit dhe studimeve për të identifikuar mangësi në sistem, avokimit për shëndet më të mirë dhe përmes furnizimit të spitaleve dhe shtëpive të shëndetit me medikamente dhe pajisje mjekësore.

Dhuroni online me EasyPay në Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës, ndjehuni dhe bëni mirë.

 

 

Posted in: