Anjunadeep Explorations – një festival muzikor në bregdetin e Dhërmiut, Shqipëri

Vijmë me një tjetër event interesant! Explorations ose ndryshe Anjunadeep do të ndodhë në datat 20-25 Qershor, në Dhërmi. Ky event përmban pesë netë dhe gjashtë ditë me muzikë të përzgjedhur dhe tinguj të shumëllojshëm të Anjunadeep.

Për sigurimin e biletave për këtë eksperiencë unike, EasyPay në bashkëpunim me Anjunadeep, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave.

Në këtë ngjarje krahas ritmeve të muzikës të Anjunadeep, Explorations do të përfshijë një program shëndetësor për pjesëmarrësit, të cilët do të kenë akses në aktivitete si: masazhe në plazh, yoga në perëndim të diellit dhe klasa meditimi me pamje nga deti Jon. Në frymën e Explorations, pjesëmarrësit inkurajohen të zbulojnë mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare dhe mund të jenë pjesë e një sërë ekskursionesh apo aktiviteteve ditore.

Shqipëria ka plazhe të habitshme dhe është një nga vendet më të rëndësishme për t’u vizituar në 2019!

Biletat mund të rezervohen online në faqen bit.ly/explorationsep, ku gjeni informacionin mbi çmimin e biletave. Ju mund të merrni biletën tuaj të Anjunadeep nëpërmjet këtyre opsioneve:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë bankare – Nëse dispononi një kartë Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj në linkun: ly/explorationsep
  • Pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Gjeni pikën tuaj më të afërt në https://ticket.easypay.al/map/agents/locations

Për më shumë informacion rreth këtij eventi vizitoni: https://anjunadeep.com/explorations/

Posted in: