Bëhu gati! Colour Day Festival rikthehet në Shqipëri

Lançimi i bashkëpunimit

Colour Day Festival rikthehet në Shqipëri dhe është gati të transformojë Sheshin Nënë Tereza në një telajo të madhe me njerëz të ngjyrosur. Festivali po bëhet gjithnjë edhe më i madh. Nëse vitin e kaluar ishte fantastik, këtë vit do të jetë edhe më i mrekullueshëm! Ruaj ditën, sepse më 18 Maj do të jetojmë një eksperiencë unike nën tingujt e muzikës dhe efektit të pluhrave shumëngjyrësh.

Për sigurimin e biletave EasyPay sërish gjendet aty pranë jush për t’ju krijuar lehtësi. EasyPay në bashkëpunim me Connext, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për “Colour Day Festival Albania 2019”.

Biletat mund të rezervohen online në faqen http://www.pentagrami.al/colourday/  ku gjeni informacionin mbi çmimin e biletave. Ju mund të merrni biletën tuaj të Colour Day Festival Albania nëpërmjet këtyre opsioneve:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë bankare – Nëse dispononi një kartë Visa/Mastercard/Maestro, mund të paguani direkt nga karta juaj.
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në https://ticket.easypay.al/map/agents/locations

Bëhuni pjesë e ditës më shumëngjyrëshe të jetës suaj!

 


Posted in: