EasyPay mbështet Sesionin e Dytë Rajonal të Parlamentit Rinor Europian

EasyPay mbështeti dhe sponsorizoi Sesionin e Dytë Rajonal të Parlamentit Rinor Europian, në Shqipëri të mbajtur në 15-18 Mars, në Tiranë.

European Youth Parliament – Parlamenti Rinor Europian është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-shtetërore, me qendrën e saj në Berlin dhe me përfaqësitë e saj në të gjithë shtetet Europiane. Synimi i kësaj organizate është zhvillimi i të rinjve në ndërgjegjësimin politik, përgjegjësisë si qytetar aktiv europian ashtu si edhe eksperienca dhe mirëkuptimi multikulturor.

Organizime të tilla, të quajtura Forume dhe Sesione, organizohen në vende të ndryshme të Shqipërisë. Këtë vit si synim ishte qyteti që përfaqëson të gjithë kombin dhe ruan vlerat e kulturës sonë si pikë strategjike, Tirana. Gjatë këtij organizimi, një grup i madh të rinjsh nga Tirana, patën mundësinë e një zhvillimi akademik dhe social gjatë sesionit.

EasyPay, përtej mbështetjes dhe sponsorizimit të këtyre aktiviteteve lidhur me zhvillimin e të rinjve jep dhe kontributin e saj shpesh herë me fjalime motivuese për rrugën drejt suksesit.

Gjatë ceremonisë së mbylljes mori pjesë dhe një nga përfaqësuesit e EasyPay, nëndrejtori i saj Z. Ardit Mero. Ai ndau me të rinjtë e pranishëm, eksperiencën e tij drejt realizimit të qëllimeve ku theksoi se vullneti, puna dhe besimi në vete do ju sjell progres dhe sukses.

Për më shumë informacion rreth këtij eventi vizitoni : https://www.facebook.com/eypalbania/

Posted in: