Dajti Trail Running – Eksperiencë unike, garë vrapi në natyrë

Gati për vrapin e radhës? Bëhuni pjesë e eksperiencës më të bukur të garës së vrapit në natyrë. Në 21 Prill, do të keni mundësinë të vraponi në shtigjet e Malit të Dajtit me një grup njerëzish të apasionuar pas sportit dhe natyrës: Trail Running Albania

Dajti Trail Running është projektuar ekskluzivisht për ti ofruar pjesëmarrësve një kombinim të sportit dhe aventurës me jetën e gjallë të qytetit të Tiranës. Gara e vrapit do të ketë 3 kategori: 21 km, 10 Km dhe 5 Km nëpër shtigjet spektakolare të parkut malor të Dajtit në Tiranë.

Për më shumë informacion rreth këtij eventi vizitoni : http://trailrunningalbania.com/dajti-trail/

Biletat mund të rezervohen online në faqen bit.ly/dajtitrail  ku gjeni informacionin mbi çmimin e biletave. Ju mund të merrni biletën tuaj të Tirana Trail Running – Dajti Trail Running nëpërmjet këtyre opsioneve:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay. bit.ly/dajtitrail
  • Të paguani me kartë bankare – Nëse dispononi një kartë Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj në linkun : bit.ly/dajtitrail
  • Pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Gjeni pikën tuaj më të afërt këtu: bit.ly/epbileta

 

Posted in: