EasyPay pjesëmarrëse në EU4Tech Investment Forum 2019

Javën e kaluar morëm pjesë në finalizimin e EU4Tech Investor Readiness Programme, si një nga kompanitë e përzgjedhura nga Ballkani Perëndimor. Patëm mundësinë të prezantonim EasyPay përpara investitorëve nga i gjithë rajoni dhe të merrnim feedback pozitiv nga të gjithë pjesëmarrësit.

 

 

Çfarë është EU4Tech Investment Forum?

EU4Tech Investment Forum është një forum i mbështetur nga Bashkimi Europian i cili ofron  mundësinë e pjesëmarrjes nëpërmjet përzgjedhjes për start-upet, të cilat mund të njihen gjithashtu me skemat fillestare të operimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe të takohen me kompani nga vende të tjera duke ndarë eksperienca të ndyshme.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova *, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia) është një destinacion në zhvillim për start-upet. Rajoni tashmë është duke tërhequr një numër të madh investitorësh të huaj, për të cilin parashikohet një rritje e shpejtë duke u mbështetur nga programet për investime të cilat rrisin potencialin e talentit lokal.

Për të siguruar që start-ups janë gati për investitorët, projekti EU4Tech WB i financuar nga BE, merr kompani të zgjedhura përmes një programi intensiv të trajnimit për gatishmërinë e investimeve.

Posted in: