Ritfolk Reunion – Rikthim surprizë në muzikë i grupit lengjendar “Ritfolk”

Një rikthim surprizë mbas gati dy dekadash i një ndër grupeve më të pëlqyera të viteve ’90, grupit Ritfolk (Altin Goci dhe Saimir Braho).

Më 8 Qershor tek Qendra Kulturore, Katedralja Ortodokse Tiranë, Ritfolk, mirëpret të gjithë dashamirësit e muzikës së tyre për të ndarë me ata momente emocioni, dashurie dhe nostalgjie!

 

Ritfolk është një emër që natyrshëm vjen ndërmend kur flitet për muzikën bashkëkohore shqiptare dhe për ato pak gjëra që nxisnin vlerë e shpresë në dekadën e errët të viteve 90. Tekstet dhe muzika e tyre janë një nga dëshmitë më të ndjera dhe autentike të strukturës emocionale, ëndrrave, shpresave e zhgënjimeve të një brezi.

Nga dita e sotme, EasyPay mundëson për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online për koncertin e rikthimit të Ritfolk. EasyPay në bashkëpunim me TurtleFest, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për koncertin  artistik “Ritfolk”.

Ju mund të merrni biletën tuaj të Ritfolk nëpërmjet këtyre opsioneve:

Për më shumë: https://ticket.easypay.al/

Posted in: