Ujësjellës Kanalizime Lushnje i bashkohet Komunitetit EasyPay

Synimi ynë është të vazhdojmë të shtojmë gamën e shërbimeve utilitare, për t’ju lehtësuar jetën qytetarëve në të gjithë vendin.

Për herë të parë në Shqipëri, tashmë faturat e Ujësjellës Kanalizime Lushnje mund t’i paguani direkt nga aplikacioni EasyPay ose në të gjitha pikat tona.

Të gjithë qytetarët e Lushnjes kanë mundësinë, që faturat e Ujësjellës Kanalizime Lushnje t’i paguajnë pranë pikave tona të cilat ndodhen në të gjithë vendin.

Nuk ka me nevojë të prisni në rradhë! Pagesat mund t’i kryeni shpejtë dhe lehtë.

Posted in: