George Dalaras dhe banda e tij akustike, koncert në Tiranë

Këngëtari i njohur grek, George Dalaras e priti me shumë kënaqësi ftesën e çmuar për koncertin, që do të organizohet nga “Connext”, mbështetet nga Ambasada Greke në Shqipëri dhe nga Bashkia e Tiranës i cili do të mbahet më 26 qershor në skenën e Amfiteatrit të ri, në Tiranë.

George Dalaras, do të japë një koncert të vetëm në amfiteatrin e Parkut të Liqenit artificial të Tiranës më 26 Qershor, me një program që ka paraqitur dhe në sallat më të mëdha të koncerteve në Europë.

Këngëtari i njohur është i emocionuar për këtë udhëtim për të cilin ka shprehur se: “Kanë kaluar shumë vite që nga koha kur interpretova në Gjirokastër, por kujtimet dhe emocionet janë akoma të gjalla”.

 

Nga dita e sotme, EasyPay mundëson për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online për koncertin e George Dalaras. EasyPay në bashkëpunim me Connext, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për koncertin  artistik “George Dalaras”.

Biletat mund të rezervohen online në faqen http://pentagrami.al/jorgodalara/ ku ndodhet informacioni mbi çmimin e biletave. Në këtë faqe ju mund të zgjidhni platean, vendin se ku dëshironi të qëndroni dhe sa bileta do të blini.

Ju gjithashtu mund të merrni biletën tuaj të koncertit të George Dalaras nëpërmjet këtyre opsioneve:

Për më shumë: https://ticket.easypay.al/

Posted in: