“Hapësira e Një Ëndrre” nga Alban Skënderaj, 19 Qershor në Prishtinë

Alban Skenderaj vjen sërish me një koncert madhështor “Hapësira e Një Ëndrre”, këtë herë në Prishtinë – 19 Qershor, Salla 1 Tetori! Biletat mund t’i gjeni online me EasyPay në www.pentagrami.al ose tek pikat EasyPay të autorizuara për bileta: bit.ly/epbileta

Një ënderr që bëhet realitet. Kemi shumë kohe që punojmë për këtë koncert dhe më në fund jemi të lumtur t’ju njoftojmë se më datë 19 qershor “Hapësira e Një Ëndrre” do të fluturojë për në Prishtinë dhe do të aterojë në sallën “1 Tetori“. E mbushur më shumë se kurrë me dashuri, emocion dhe muzikë për të gjithë publikun e Kosovës. Ashtu si në Tiranë edhe në Prishtinë ky koncert do të shoqërohet nga një orkestër e plotë simfonike me orkestrime nga një repertor i konceptuar enkas për këtë event. Në këtë distancë kohore nga koncerti i Tiranës ka patur shumë zhvillime dhe këngë të reja nga unë ndaj ky event do të ketë risi dhe surpriza si në repertor ashtu dhe në bashkëpunime. – Një ftesë e ngrohtë nga Alban Skënderaj.


Nga dita e sotme, EasyPay mundëson për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online për koncertin e kengëtarit të mirënjohur Alban Skenderaj këtë herë në Prishtinë. EasyPay në bashkëpunim me Connext, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për koncertin e shumëpritur “Hapësira e Një Ëndrre”.

Biletat mund të rezervohen online në faqen www.pentagrami.al  ku ndodhet informacion mbi çmimin e biletave. Në këtë faqe ju mund të zgjidhni platean, vendin se ku dëshironi të qëndroni dhe sa bileta do të blini. Opsionet që ju ofrohen janë tre:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay. www.pentagrami.al
  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj.  www.pentagrami.al
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në https://ticket.easypay.al/map/agents/locations

Për më shumë: https://ticket.easypay.al/

Posted in: