Linda Shomo në ‘Argument’: Inovacioni është në radhë të parë mendësi!

Mbrëmjen e së hënës Znj. Linda Shomo, CEO & Themeluese e EasyPay ishte e ftuar në emisionin ‘Argument’ në ScanTV për të ndarë mendimin dhe eksperiencën e saj lidhur me temën e trajtuar: “Sfida Shqiptare e Inovacionit”.

Gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit ishin të ftuar dhe Fabiola Duro, Drejtuese e Innovation Nest; Kushtrim Shala, themelues i ICTSlab dhe Daniel Guçe, Ekspert i Biznesit dhe Sipërmarrjes.

 

Linda Shomo, u shpreh se: “Inovacioni në radhë të parë është mendësi dhe Shqipëria ka nevojë për një mendësi të atillë për të krijuar inovacion, që sjell vlerë të shtuar në shoqëri. Për të shtuar inovacion dhe vlerë nuk duhet thjesht ta mendosh por dhe ta bësh atë, duhet vullnet dhe punë. Patjetër që korporatat kanë më shumë mundësi për inovacion sesa sektori publik. Ne si kompani kemi sjellë risi, sepse konsumatori nëpërmjet nesh mund të kryejë shërbime që më përpara sektori bankar nuk i ofronte.”

Më poshtë do të gjeni emisionin e plotë:

Posted in: