Koncerti i parë i Capital T vjen në Sheshin Nënë Tereza më 19 Shtator

Një ftesë e ngrohtë nga reperi  i njohur  Capital T për të gjithë fancat e tij. –“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19. Koncerti i parë i karrierës time, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 në Sheshin Nënë Tereza të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh.”

 

 

Nga dita e sotme,  EasyPay mundëson për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online për koncertin e reperit të mirënjohur Capital T. EasyPay në bashkëpunim me Connext, ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online për koncertin  artistik.

Biletat mund të rezervohen online në faqen https://ticket.easypay.al/ ku ndodhet informacioni mbi çmimin e biletave. Në këtë faqe ju mund të zgjidhni zonën ku dëshironi të qëndroni dhe sa bileta do të blini.

Ju gjithashtu mund të merrni biletën tuaj për koncertin e Capital T nëpërmjet këtyre opsioneve:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj.
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në: bit.ly/epbileta

Për më shumë vizitoni: https://ticket.easypay.al/

Posted in: