Pozicion Vakant në Departamentin e Marketing në EasyPay

Growth Marketing Specialist/Manager (sipas eksperiencës)

Rreth EasyPay:

EasyPay është një nga kompanitë FinTech kryesore në Shqipëri që prej 8 vjetësh. Ne jemi një platformë gjithëpërfshirëse pagesash digjitale që u japin mundësinë njerëzve të bëjnë pagesa brenda portofolit tonë të gjerë të shërbimeve lokale, duke kursyer kohë, para dhe duke rritur rehatinë. Klientët mund të kreditojnë portofolin e tyre EasyPay me para në dorë tek një nga 400 pikat tona në Shqipëri, me kartë ose direkt nga llogaria bankare. Duke ofruar alternativa të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, të gjithë njerëzit, qoftë ata pa llogari bankare ose ata që disponojnë një të tillë, kanë mundësinë të aksesojnë shërbimet financiare digjitale dhe të bejnë pagesa online dhe nga celulari në kohë reale. Klientët tanë gjithashtu mund të përfitojnë nga portofoli i shërbimeve tona edhe fizikisht në 400 pika shitje EasyPay në Shqipëri. EasyPay punon me institucione të ndryshme private dhe publike për të lehtësuar jetët e njerëzve dhe për të rritur numrin e shërbimeve nga të cilat mund të përfitojnë. Partneri ynë më i fundit ndërkombëtar është Ria Money Transfer, një nga tre operatorët më të mëdhenj për Transfertat e Parave në botë.

Rreth skuadrës dhe rolit tuaj:

Ne jemi një skuadër e re dhe me eksperienca të ndryshme jashtë Shqipërisë dhe brenda vendit. Momentalisht po kërkojmë për njerëz që janë ambicioz, kreativ, të shkathët, me një mentalitet dhe vëmendje të theksuar tek detajet për t’u përfshirë në krijimin dhe zbatimin e strategjive marketing dhe zhvillimit të biznesit.

Ju do të jeni përgjegjës për analizimin e të dhënave, krijimin e kontentit, ndërgjegjësimin e klientëve nëpërmjet fushatave, mundësinë e menaxhimit të një produkti si dhe shumë projekte të tjera dinamike.

Çfarë pritet nga ju të sillni me vete:

  • Eksperiencë e ngjashme si marketer digjital analitik ose në një rol “business development”
  • Njohuri për industrinë FinTech dhe EasyPay
  • Eksperiencë në ndërtimin e ciklit të plotë të një fushate marketing dhe zhvillimit të biznesit
  • Njohuri për përdorimin e kanaleve digjitale të ndryshme marketing si rrjete sociale, Google Ads, platformat e automatizimit etj
  • Eksperiencë në menaxhimin/marketimin e produkteve dhe strategjive të zhvillimit të biznesit
  • Aftësi të shkëlqyera në copywriting në gjuhën shqip dhe anglisht
  • Njohuri dhe pasion për strategjitë që bazohen në statistika dhe analizim të dhënash
  • Analizimi i të dhënave për përmirësimin e eskperiencës së klientit dhe konvertimeve
  • Kreativitet me një mentalitet të menduari “outside-the-box”

Çfarë preferohet të keni:

  • Njohuri në Adobe Illustrator/Photoshop/InDesign
  • Njohuri të mirë të WordPress dhe SEO
  • Njohuri të mirë të paketës Office, sidomos Microsoft Excel
  • Pasion për teknologjinë
  • Leje drejtimi e tipit B
  • Eksperiencë e mëparshme në kompani start-up teknologjik
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të propozuar zgjidhje të reja por edhe një frymë e të punuari në grup e shkëlqyer

Pse do ju pëlqejë të punoni në EasyPay:

  • Mundësi për t’u avancuar në fushën e marketing, zhvillimit të biznesit, teknologjisë dhe ambientin e një kompanie në rritje
  • Mundësi për të punuar në një skuadër që vlerëson transparencën, inovacionin dhe kreativitetin
  • Mundësi për të pasur impakt direkt në kompani
  • Ambient dinamik ku punohet me ritme të shpejta dhe ku do të keni përgjegjësi që në ditën e parë
  • Pagë e kënaqshme në bazë të eksperiencës

Si të aplikoni:

Kryeni testin në këtë link. Kandidatët me rezultatet më të mira do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm!