”Rock nën kurorën e ullirit” rikthehen 3 Muskëtjerët, më 8 Tetor, tek Amfiteatri i Tiranës

Stacioni i radhës së tre muskëtjerëve shqiptarë është tek Amfiteatri i Tiranës. Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda rikthehen me një koncert artistik live‘Rock nën kurorën e ullirit”, më datë 8 Tetor.

Artistët do të këndojnë hitet, që kanë lënë gjurmë gjatë rrugëtimit të tyre, duke sjell për të gjithë artdashësit për rreth dy orë, pjekurinë muzikore, profesionalitetin dhe shijet muzikore.

 

”Rock nën kurorën e ullirit” do jetë një natë shpërthyese në Amfiteatrin e liqenit. 3 Muskëtjerët dhe miq artistë të tjerë, përfshirë të ftuarin special Kristos Dantis, do të performojnë live në një natë të zjarrtë ku nuk duhet të mungoni. Këngëtari i njohur nga Greqia, i cili vjen si i ftuar special për koncertin e Tiranës.

Bëhuni pjesë e një mbrëmjeje unike ”Rock nën kurorën e ullirit” duke blerë biletën tuaj tani nëpërmjet një prej opsioneve të më poshtme, ku  gjithashtu do të gjeni informacion mbi çmimin e biletave:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay. ticket.easypay.al
  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj.  ticket.easypay.al
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në bit.ly/epbileta

Për më shumë vizitoni: ticket.easypay.al

Posted in: