“Rruga Drejt Suksesit” nga Vasil Naçi, në datat 8-10 Nëntor në EXPOCITY

Pas sukseseve të mëparshme dhe kërkesave të shumta të shumta nga biznese e individë të ndryshëm për vazhdimin e trajnimeve të kësaj natyre, kompania On Time Concept Albania në bashkëpunimin me Agna Leadership Academy rikthehen më datë 8-10 Nëntor 2019 në EXPOCITY, me eventin “Rruga Drejt Suksesit”, ku biletat online janë mundësuar ekskluzivisht nga EasyPay.

Tre ditë dedikuar totalisht transformimit tuaj, me synim rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave tuaja. Sfidoni gjendjen aktuale dhe synoni majat e potencialit tuaj!

Bëhuni pjesë tani e Rruga Drejt Suksesit 2019 me Vasil Naçi, biletat i gjeni online në ticket.easypay.al ose tek pikat EasyPay të autorizuara për bileta: bit.ly/epbileta

Për të rezervuar online biletat tuaja për eventin, ju mund të proçedoni me një nga opsionet e më poshtme, ku  gjithashtu do të gjeni informacion mbi çmimin e biletave:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj. ticket.easypay.al
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në bit.ly/epbileta

– Më shumë rreth Rruga Drejt Suksesit 2019:

“Rruga Drejt Suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi me më shumë se 6,500 pjesëmarrës që prej vitit 2016, i organizuar si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin.

Ideuar si event- trajnim përjetues, ky program u krijua pas kërkesave të shumta nga individë dhe pjesëtarë të komuniteteve pranë biznesit dhe sipërmarrjeve lokale, për të përfituar nga njohuritë, modelet dhe praktikat e suksesshme të krijuara dhe trajtuara gjatë aktivitetit të Agna Leadership Academy.

Suksesi nuk është i rastësishëm. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, do të sjellë ndryshime të mëdha në cilësinë e jetës dhe në arritjen e objektivave. Ndaj suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivojmë bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe sigurojmë mjetet e sistemet e duhura për progres të vazhdueshëm.

“Rruga Drejt Suksesit” është një program unik, i cili mundëson rritjen e kontrollit mbi fushat më të rëndësishme të jetës, që nga shëndeti, emocionet, marrëdhëniet, karriera, financat, e deri tek manaxhimi i kohës. “Rruga Drejt Suksesit” përmbledh në 3 ditë, dhjetra vite përvojë, mësime, suksese dhe praktikat më të mira botërore.

Në event trajnimin “Rruga Drejt Suksesit” ju do të njiheni me disa nga arsyet pse mendoni, ndjeni dhe silleni ashtu siç bëni tani. Ky program synon të ndihmojë këdo që dëshiron më shumë nga jeta. Jo gjithmonë e ke në dorë atë që të ndodh në jetë. Gjithsesi je ti ai që kontrollon totalisht sa ndikim do t’i lejosh realitetit të ketë në jetën tënde, tani apo edhe në të ardhmen.

Nëse dikush investon vazhdimisht tek vetja, qartëson ëndrrat e tij, ka dëshirë, ka arsye të forta, vetëbesim dhe përkushtohet ta jetojë jetën ashtu siç e imagjinon, herët ose vonë do t’ia dalë ta arrijë suksesin. E gjitha nis brenda vetes tonë.

Nuk ka kohë më të mirë se TANI, për të nisur apo fuqizuar rrugëtimin tuaj drejt një jete siç e dëshironi.

 

*Për më shumë informacion rreth këtij eventi vizitoni: “Rruga Drejt Suksesit 2019”

Posted in: