E RE: Pagesat e faturave të Ujësjellës Kanalizime Elbasan me EasyPay

Rrjetit të ujësjellësave në Shqipëri që bashkëpunojnë me EasyPay i bashkohet Elbasani! Nga dita e sotme EasyPay ofron shërbimin e pagesës së faturave të Ujësjellës Kanalizime Elbasan.

Të gjithë qytetarët në Elbasan tashmë kanë mundësinë të paguajnë faturat e ujit direkt nga aplikacioni EasyPay.

Gjithashtu ata kanë mundësinë, që faturat e Ujësjellës Kanalizime Elbasan t’i paguajnë dhe pranë pikave tona të cilat ndodhen në të gjithë vendin.

Nuk ka më nevojë të prisni në rradhë! Pagesat mund t’i kryeni shpejtë dhe lehtë.

Posted in: