Monster Trucks Show, më 9 Nëntor, tek Sheshi “Nënë Tereza”

Bëhuni gati! Për herë të parë në Shqipëri vjen Monster Trucks Show, një shfaqje unike, plot adrenalinë për t’u shijuar nga publiku Shqiptarë më datë 9 Nëntor, tek Sheshi “Nënë Tereza”.

Çfarë është Monster Trucks Show?

Monster Trucks është një shfaqje live e tejmbushur me aksion, ku pilot të klasit botëror tregojnë aftësitë e tyre mbi katër rrota duke konkuruar në dy formate garash, në atë të kamionëve ‘’Monster’’ dhe në garat e stilit të lirë me qëllim kryesor argëtimin e publikut të pranishëm.

Të përjetosh live eventet e Monster Hot Wheels do të thotë ta gjesh veten në tension në cepin e ndenjëses ndërkohë që mbetesh me gojën hapur nga lëvizjet e pilotëve që të bëjnë të dyshosh ligjin e gravitetit.

Për të festuar 25 vite dedikuar argëtimit familjar të mbushur me adrenaline, Monster Hot Wheels sjell këtë eveniment në kryeqytetin e Shqipërisë duke kombinuar në mënyre perfekte argëtimin spontan me konkurencën e një gare të kampionëve më të njohur në botë.

Bëhuni pjesë e “Monster Trucks Show ” duke blerë biletën tuaj tani nëpërmjet një prej opsioneve të më poshtme, ku  gjithashtu do të gjeni informacion mbi çmimin e biletave:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay. ticket.easypay.al
  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj.  ticket.easypay.al
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt në bit.ly/epbileta

Për më shumë vizitoni: ticket.easypay.al

Posted in: