Filmi I LOVE TROPOJA (Gjall A Vdek),  biletat online me EasyPay

Për herë të parë pallati i Kongreseve do të shëndrohet në një kinema madhështore, në të cilën do të shfaqet filmi i shumëpritur I LOVE TROPOJA (Gjall A Vdek). Shumë personazhe të njohura  dhe  dashura nga publiku shqiptar do të jenë pjesë e kastit. Po ju zbulojmë disa prej tyre: Ermal Mamaqi, Enca Haxhia, Irgen Cela, Arjola Demiri, Mariana Kondi, Bujar Asqeriu, Pranvera Veizi, Bruno Shllaku, Behar Mera, etj.

Nga dita e sotme, EasyPay mundëson për të gjithë fansat dhe të interesuarit, shërbimin e shitjes së biletave online për filmin I LOVE TROPOJA (Gjall A Vdek). EasyPay ruan ekskluzivitetin për shitjen e biletave online në Shqipëri, e cila do të zgjasë nga data 30 Janar-11 Shkurt. Filmi do të shfaqet me një frekuencë transmetimi 6 herë në ditë, në Pallatin e Kongreseve.

Bëhuni pjesë e një mbrëmjeje unike në shoqërinë e filmit I LOVE TROPOJA (Gjall A Vdek) duke blerë biletën tuaj tani nëpërmjet një prej opsioneve të më poshtme, ku  gjithashtu do të gjeni informacion mbi çmimin e biletave:

  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj: ticket.easypay.al
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt klikoni në: ly/epbileta
  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay: ticket.easypay.al
  1. Nëse nuk jeni të regjistruar, mund ta bëni këtë duke shkarkuar falas aplikacionin EasyPay në telefonin tuaj (qoftë Android, IOS, Windows) ose duke aksesuar website-in e tone, www.easypay.al.
  2. Keni krijuar kështu një portofol tuajin elektronik të cilin mund ta kreditoni me mënyrat që ju paraqiten nga aplikacioni (nëpërmjet kartës suaj të kreditit apo debitit, nëpërmjet llogarisë tuaj bankare ose me para cash në një nga pikat EasyPay që i gjeni gjithashtu tek aplikacioni apo website i EasyPay). Këtë portofol online do mund ta përdorni më pas për pagesën e blerjes tuaj (në këtë rast biletë) tek ticket.easypay.al. Në momentin e pagesës do t’ju duhet vetëm të vendosni username dhe password të llogarisë tuaj EasyPay.

Për më shumë vizitoni: ticket.easypay.al

 

 

Pak rreth subjektit të filmit:

Filmi trajton problematikat dhe situatat dramatike të kombinuara me fenomene aktuale që ndodhin në një qytet në veri të Shqipërisë, Tropojë. Në përshkrimin e situatave të ndryshme, do të mbizotërojnë notat komike të cilat do t’ju argëtojnë dhe gjithashtu do t’ju përcjellin mesazhe edukative.

Personazhi kryesor i filmit është një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson të vendoset së shpejti në pozicionin që meriton në kompanine ku ai punon, por papritur i ndodh e kundërta. Ai e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë (qytet i filmit Taken-Marko Hoxha), ku duket se shpresa është shuar bashkë me botën në mendjen e tij.

Gjatë kalimit të kohës ai e kupton se jeta në qytetin e largët nuk ishte aspak ashtu si e kishte menduar. Njerëzit nuk kanë një karakter të egër dhe nuk ka rreziqe që i kanosin jetën, madje ashtu papritur ai gjen dashurinë e jetës së tij.

Në fund të fundit, zakonet janë zakone dhe mentaliteti provincial hera herës bëhet pengesë për çiftin. A do të triumfojë dashuria në fund?

Posted in: