Një hap për Durrësin, vrapim sensibilizues më 23 shkurt në Durrës

Një hap për Durrësin është një vrapim sensibilizues, jo një garë e mirëfilltë. Kjo iniciativë si një event sportiv është iniciuar nga sportistja Deborah Keçi nga Durrësi.

Ndonëse në një situatë të pakëndshme, jam shumë e lumtur të jap ndihmesën time modeste për qytetin tim të dashur Durrësin, duke besur tek fuqia e SPORTIT për ti bërë njerëzit bashkë. E bëj me shumë dashuri, sepse për herë të parë, në ciklin e një shkolle 8 vjecare të ketij qyteti, mësova çdo të thotë bamirësi dhe konkretisht si ti ndihmojmë njerëzit në nevojë. Përkushtimi im dhe i shokëve të mi ishte maksimal, deri në momentin e dorëzimit të atyre qeseve të rënda për duart tona të vogla. Ka shumë gjëra që ti qyteti im më ke dhuruar mua dhe qytetarëve të tu: ajrin e pastër, kaltërsinë e detit, perëndimin më të bukur në botë…Të dua Durrësi im!

Të zgjohemi nga një ëndërr. Të buzëqeshim sado pak. Zbrazëtinë e frikshme të qytetit tonë ta mbushim së bashku me vrap ose me hap. Panorama e tragjedisë erdhi si me magji, por nuk mund të ndryshojë po ashtu. Të bëhemi bashkë për më shumë solidaritet, për më shumë optimizëm, për më shumë shpresë. Të lemë mënjanë heshtjen dhe indiferentizmin dhe sëbashku të sfidojmë sadopak dhimbjen dhe shkatërrimin, të ringjallim besimin dhe forcën për të ecur përpara. Nuk je vetem Durresi im! Vrapo dhe ti! Të zhbllokojmë aq sa mundemi arteriet e zëna të qytetit me forcën, dhe frymën tonë. Për një ditë të re, për një jetë të re, për një Durrës të ri. Vrapo me ne! Një ftesë e ngrohtë nga Deborah Keçi.

Vrapimi sensibilizues Një hap për Durrësin do të ketë një itinerar prej 5 km dhe do të mbahet më 23 shkurt, ora 10:00, në sheshin “Liria” pranë bashkisë në Durrës.

Shitja e biletave për këtë vrapim sensibilizues u mundësua nga EasyPay, të ardhurat e të cilave do të shërbejnë për rregullimin e shkollës 9-vjecare “Njazi Mastori” në Sukth. Të gjithë bashkë mundemi!

Bëhuni pjesë e këtij vrapimi sensibilizues në Një hap për Durrësin duke rezervuar biletën tuaj tani nëpërmjet një prej opsioneve të më poshtme:

  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj: easypay.al
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt klikoni në: ly/epbileta
  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay: easypay.al
  1. Nëse nuk jeni të regjistruar, mund ta bëni këtë duke shkarkuar falas aplikacionin EasyPay në telefonin tuaj (qoftë Android, IOS, Windows) ose duke aksesuar website-in e tone, www.easypay.al.
  2. Keni krijuar kështu një portofol tuajin elektronik të cilin mund ta kreditoni me mënyrat që ju paraqiten nga aplikacioni (nëpërmjet kartës suaj të kreditit apo debitit, nëpërmjet llogarisë tuaj bankare ose me para cash në një nga pikat EasyPay që i gjeni gjithashtu tek aplikacioni apo website i EasyPay). Këtë portofol online do mund ta përdorni më pas për pagesën e blerjes tuaj (në këtë rast biletë) tek ticket.easypay.al. Në momentin e pagesës do t’ju duhet vetëm të vendosni username dhe password të llogarisë tuaj EasyPay.

Për më shumë vizitoni: ticket.easypay.al

Posted in: