Worldwide Hotel Technology Conference 2020- I ftuar special Anthony Melchiorri

Softmogul, kompania e cila ofron një platformë për menaxhimin e hoteleve, këtë herë organizon konferencën Worldwide Hotel Technology Conference 2020, më 20 Mars 2020, tek  arTurbina, Tiranë.

Softmogul, organizon konferencën Worldwide Hotel Technology Conference 2020, me të ftuar special Anthony Melchiorri më 20 Mars 2020, tek  arTurbina, Tiranë.

Hotelieri dhe prezantuesi i famshëm i emisionit “Hotel Impossible” Z. Anthony Melchiorri do të flasë rreth potencialit të turizmit në Shqipëri dhe për rolin e rëndësishëm që luan teknologjia në hoteleri.

Konferanca do të ketë gjithashtu disa të ftuar të tjerë si: Blendi Klosi (Ministër i Turizmit dhe i Mjedisit), Albi Zhulali (CEO, Softmogul), Gid Shaqiri (Front Office Manager, Hilton Garden Inn) dhe Thanasis Paraskevas (CCO, Telekom Albania).

Bëhuni pjesë tani e Worldwide Hotel Technology Conference 2020 duke u regjistruar direkt online me EasyPay nëpërmjet opsioneve të më poshtme, ku  gjithashtu do të gjeni informacion mbi çmimin e biletave:

  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj: easypay.al
  • T’i blini fizikisht pranë çdo pike EasyPay në të gjithë Shqipërinë. Për të gjetur pikën tuaj më të afërt klikoni në: ly/epbileta
  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay: easypay.al
  1. Nëse nuk jeni të regjistruar, mund ta bëni këtë duke shkarkuar falas aplikacionin EasyPay në telefonin tuaj (qoftë Android, IOS, Windows) ose duke aksesuar website-in e tone, www.easypay.al.
  2. Keni krijuar kështu një portofol tuajin elektronik të cilin mund ta kreditoni me mënyrat që ju paraqiten nga aplikacioni (nëpërmjet kartës suaj të kreditit apo debitit, nëpërmjet llogarisë tuaj bankare ose me para cash në një nga pikat EasyPay që i gjeni gjithashtu tek aplikacioni apo website i EasyPay). Këtë portofol online do mund ta përdorni më pas për pagesën e blerjes tuaj (në këtë rast biletë) tek ticket.easypay.al. Në momentin e pagesës do t’ju duhet vetëm të vendosni username dhe password të llogarisë tuaj EasyPay.

Për më shumë vizitoni: ticket.easypay.al

  • Më shumë rreth eventit WHTC20:

WHTC20 është e para konferencë, që do të mbledhë çdo vit drejtues në industrinë e hotelerisë, pronarë, menaxherë hotelesh dhe investitorë, për të diskutuar dhe rrokur risitë dhe metodat e fundit, që mund t’i ndihmojnë ata në përmirësimin e veprimtarive të tyre, të rrisin efikasitetin, të ulin kostot, të rrisin të ardhurat dhe të eksplorojnë tregje të reja për t’u zhvilluar më tej.

WHTC20 do të jetë konferenca më e madhe në rajon në fushën e teknologjisë për hotelet me mbi 350 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut etj. Gjatë kësaj konference, kompania Softmogul do të prezantojë risitë e saj më të fundit, të cilat do të bëhen së shpejti tendencat e kësaj dekade në teknologjinë e hoteleve.

Posted in: