Këshilla sociale për situatën aktuale të “Coronavirus”

Distancimi social nuk është izolim social

Teknologjia është miku yt

Teksa distancimi social dekurajon kontaktin fizik, veçanërisht në grupe të mëdha njerëzish, jetojmë në një epokë ku të qëndruarit në kontakt me njëri tjetrin është më e lehtë se asnjëherë.

Telefononi rregullisht njerëzit tuaj të afërt. Përveç telefonatave, mendoni thirrjet me video, komunikime në chatet sociale etj. Mendoni për miqtë, familjen dhe fqinjët tuaj që janë më vulnerabël dhe kontaktojini në një nga mënyrat e mësipërme. Shanset janë që do të lumturohen së tepërmi nga interesi juaj.

Kujdesuni për njëri-tjetrin

Situata ku ndodhemi nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe është më mire për të gjithë ne nëse kujdesemi për njëri-tjetrin. Dikush nga të afërmit tuaj ndihet sëmurë? Mund t’i bëni pazaret dhe t’ua lini bashkë me një shënim në pragun e derës. Nëse doni të përshëndesni dikë, sigurohuni të qëndroni minimalisht 1-2 metër larg tyre.

Nëse dikush nga të dashurit tuaj është në rrezik më të lartë dhe ndihet i izoluar, mund t’i dërgoni një mesazh ose t’u ofroni ndihmën tuaj për të mbaruar punë të cilët ata nuk i bëjnë dot. Nëse kanë nevojë që t’u dërgohet diçka, mënyra më e sigurtë është t’ua lini pranë derës së shtëpisë.

Jemi më të fortë nëse sillemi si një komunitet i bashkuar, duke siguruar që izolimi fizik nuk do të thotë domosdoshmërisht izolim social.

EasyPay ju nxit të përdorni shërbimin tonë dixhital për pagesat e detyrimeve tuaja dhe të afërmve nëpërmjet aplikacionit tonë. Aplikacionin EasyPay mund ta shkarkoni dhe të regjistroheni falas kudo që ndodheni.

Pa dalë fare nga shtëpia, me aplikacionin EasyPay mund të kryeni pagesa në kohë reale për:

    • Faturat e dritave dhe ujit
    • Gjobat dhe taksat
    • Rimbushje elektronike dhe aktivizim paketash të telefonisë celulare
    • Telefoni fikse, internet & IPTV
    • Kopshtet & çerdhet etj.

 

 

Posted in: