Pagesat elektronike në kohën e Coronavirus: Pse jeni më të mbrojtur?

Kartmonedhat e parave janë njohur gjithmonë si mbartëse papastërtish nga kontakti i shumtë me duar njerëzish të ndryshëm, që jo gjithmonë janë të lara. Tashmë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po nxit përdorimin e metodave të tjera alternative si pagesat elektronike përkundrejt kartmonedhave. Kjo për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 ose Coronavirus.

Kartmonedhat shkëmbehen rreth qindra apo mijëra herë gjatë qarkullimit të tyre dhe mund të mbartin me vete lloje të ndryshme virusesh dhe bakteria. Ekspertët thonë se COVID-19 mund të ngjitet në paranë fizike njësoj siç mundet të jetojë në sipërfaqe të tjera të ngurta si për shembull doreza dyersh, tavolina etj.

Konsumatorët duhen t’i lajnë duart menjëherë sapo prekin kartmonedha pasi virusi infektues COVID-19 mund të qëndrojë në sipërfaqe për ditë me radhë, paralajmëroi Agjensia e Kombeve të Bashkuara disa ditë më parë.

Një studim i publikuar nga “Journal of Hospital Infection” në Shkurt, testoi viruset e ngjashme SARS dhe MERS dhe zbuloi se sipërfaqet e kontaktit mund të qëndronin të infektuara deri në nëntë ditë në temperaturë dhome.

Në Kinë, një nga masat e marra nga Qeveria si pasojë e shqetësimit për ngjitjen e virusit nëpër kartmonedhave është dizinfektimi apo edhe bllokimi i kartmonedhave të përdorura. Muajin e kaluar, nëpërmjet dritës ultraviolet intense, bankat filluan përpjekjet për shkatërrimin e virusit në kartmonedha dhe izolimin e parasë fizike të përdorur deri në dy javë, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të Coronavirus.

 Si mund t’i shmangim pagesat fizike me “cash”?

Nëpërmjet zgjidhjeve dixhitale financiare, si aplikacioni EasyPay, ju mund të paguani për një gamë të gjerë shërbimesh direkt nga celulari, duke shmangur njëkohësisht ekspozimin në ambiente të populluara dhe kontaktin fizik me kartmonedha. Aplikacionin EasyPay mund ta shkarkoni falas në Android apo iOS dhe të regjistroheni pa asnjë kosto ekstra.

Pa dalë fare nga shtëpia, me aplikacionin EasyPay mund të kryeni pagesa në kohë reale për:

    • Faturat e dritave dhe ujit
    • Gjobat dhe taksat
    • Rimbushje elektronike dhe aktivizim paketash të telefonisë celulare
    • Telefoni fikse, internet & IPTV
    • Kopshtet & çerdhet etj.

 

S: https://nypost.com/2020/03/08/who-offers-advice-about-using-cash-as-coronavirus-continues-to-spread/
https://www.bloomberg.com/news/articles/2020-03-11/fear-of-virus-tainted-dollars-opens-new-front-in-war-on-cash
https://www.forbes.com/sites/rogerhuang/2020/03/09/who-encourages-use-of-digital-payments-due-to-covid-19/#3e69f07341eb
https://www.paymentscardsandmobile.com/who-pushes-for-contactless-payments-instead-of-cash-to-slow-covid-19/ 
Posted in: