Kush jemi

Kush është Easypay?

EasyPay operon me një platformë pagesash dhe transfertash nga celulari dhe online. Ështe dalluar në tregun shqiptar si një kompani inovatore dhe është nga të parët Institucion i Parasë Elektronike në Shqipëri.
Themeluar në 2006, EasyPay ka një skuadër të re, entuziaste dhe shumë të pasionuar  për të ndryshuar mënyrën si behën pagesat në Shqipëri. Skuadra EasyPay eshte vleresuar me cmimin Bleta e Arte 2014 ne kategorine Teknologjia e Informacionit dhene nga Ministria e Zhvillimit te Ekonomise.

EasyPay i shërben jo vetëm konsumatorëve por edhe kompanive private dhe shtetërore të cilët e kanë kuptuar se digitalizimi i shërbimeve është e ardhmja, forcon komunikimin me konsumatorin dhe rrit besnikërinë ndaj tyre.

Cfarë bëjmë ne?

Zgjidhja Easypay siguron që pagesat të bëhën online dhe nëpërmjet celularit në platformën Android, Apple dhe Windows, shpejt, pa rrezik dhe me siguri maksimale.Kjo do të thotë që në këtë botë digitale, ju keni akses në llogarinë tuaj 24/7, e gjeni EasyPay kudo, paguani çdonjëri dhe blini gjithçka në kohë reale, nga shtëpia apo nga zyra.

Motoja jonë?

Ne tek EasyPay jemi të vendosur të krijojmë vlera maksimale në shërbimin ndaj klientëve pasi suksesi ynë është i lidhur ngushtë me suksesin e klienteve tanë. Ne i ndërtojmë produktet dhe shërbimet tona duke i dhënë prioritet kërkesave dhe objektivave të tyre kështu që klientët tanë të kenë një eksperiencë fantastike dhe një jetë sa më të thjesht.