Zyrat Qendrore
Rruga "Ismail Qemali", Objekti Nr.30
Hyrja 7, Kati 3, Tiranë, Shqipëri
Kujdesi ndaj Klientit
info@easypay.al
Tel: +355 4 2 264 982

Blog

Na ndiqni në:

Jeni të apasionuar pas FinTech dhe keni dëshirë të kontriboni në blogun tonë?

Plotësoni formën e mëposhtme dhe ngarkoni artikullin tuaj në format word.

Kliko për të ngarkuar file

Faleminderit për kontributin tuaj në EasyPay.

Nje gabim ka ndodhur! Mesazhi nuk u dergua.
Ju lutemi, provoni perseri.

Regjistrohu në Maratonën e Tiranës vetëm me EasyPay

Ngjarja më e madhe sportive në vend po afron dhe EasyPay, nëpërmjet platformës së saj dixhitale, mundëson ekskluzivisht regjistrimin dhe pagesën e biletës në të! Edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës, zhvillohet më datë 17 Tetor 2021, dhe këtë vit ofron katër kategori: Maratona (42.195km), Gjysmë Maratona (21,0975 km), Tirana 10K, si dhe “We too” 5K.

Me synim përmirësimin e eksperiencës së konsumatorëve nga njëri vit në tjetrin, EasyPay prezanton këtë vit dy risi në procesin e blerjes së biletave:

  • Për të gjithë ata që kanë një llogari elektronike EasyPay, në aplikacionin EasyPay në kategorinë e pagesave, tashmë gjejnë edhe ikonën e Maratonës së Tiranës. Kryerja e pagesës bëhet në kohë reale!
  • Për të gjithë rezidentët shqiptarë të cilët nuk kanë një llogari elektronike EasyPay, procesi i regjistrimit në Maratonë fillon tek faqja ticket.easypay.al ku klienti fillimisht rezervon biletën e tij dhe në një moment të dytë ai mund të drejtohet pranë një pike EasyPay për të finalizuar pagesën.

Nëse nuk jeni një klient ekzistues në EasyPay, ju mund të shkarkoni aplikacionin, të regjistroheni në vetëm pak hapa, kreditoni llogarinë tuaj me shumën që dëshironi (me para në dorë në pikat EasyPay ose nëpërmjet kartave të kreditit apo debitit), dhe kryeni në kohë reale pagesën e maratonës së Tiranës, si edhe eksploroni morinë e pagesave në aplikacion. 

Ka mbetur më pak se 1 muaj për të siguruar vendin tuaj në Maratonën e Tiranës. Skuadra e EasyPay do t’ju asistojë në çdo hap të procesit të regjistrimit tuaj, si edhe për çdo pyetje apo paqartësi.

Shihemi në 17 Tetor!

12 Tetor, 2021
×
sqShqip