Blerje online: E-commerce me EasyPay

Shijoni blerjet online me EasyPay! 

Ne tek EasyPay i mbajmë premtimet tona. Ju tani mund të blini ose kryeni pagesa online direkt nga celulari apo kompjuteri juaj duke përdorur llogarinë tuaj EasyPay. Çdo ditë po punojmë për të rritur numrin e tregtarëve online (apo ndryshe “merchants”), deri më tani partnerët tanë në e-commerce janë:

e-Albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Vizito www.e-albania.al.

DigitAlb është platforma më e madhe dixhitale satelitore dhe tokësore në Shqipëri dhe diasporë. Abonimet DigitAlb dhe rinovimet mund t’i paguani me EasyPay, PayPal, Visa apo MasterCard në: http://www.easypay.al/abonim-digitalb/

Dyqan Taxi ka çdo gjë për ju, nga akesesorët e telefonave, produkte elektronike, veshje, libra e plot të tjera. Vizito faqen www.dyqantaxi.com për t’u njohur më mirë me produktet e Dyqan Taxi.

Bukinist.al është vitrina e madhe virtuale, brenda së cilës gjendet një gamë e gjerë botimesh; që nga libri artistik, librit shkollor, akademik, profesional, libri për fëmijë, libri i vjetër, katalogët, albumet, pullat postare dhe kartolinat. Vizito www.bukinist.al per te perfituar nga libra online ne shqip, shitje dhe dergesa ne te gjithe boten.

Ide Dhuratash është vendi i duhur ku gjenden shumëllojshmëri zgjedhjesh për dhurata unike dhe të personalizuara të cilat përshtaten me çdo karakter dhe event. Vizito www.idedhuratash.al për më shumë.

Librari Albas u jep mundësinë të gjithë nxënësve dhe miqve të librit të blejnë botimet Albas online, në versionin që u përshtatet, pra libra fizikë ose digjitalë. Vizito www.librarialbas.al për më shumë.

Down Syndrome Albania (DSA) është një fondacion që i dedikohet integrimit të plotë në shoqëri, pavarësisë dhe cilësisë së lartë të jetesës për individët me sindromën Down në Shqipëri. Dhuroni në http://www.easypay.al/sherbimet/donacione/ për të mundësuar terapitë që ofrohen pa pagesë dhe për t’i dhuruar buzëqeshje dikujt që ka më shumë nevojë.

Babagjyshi Sekret është një projekt i konceptuar nga Shoqata“ Ura ” çdo fundvit, në bashkëpunim me Connext, që synon të intensifikojë atmosferën festive duke dërguar buzëqeshje pikërisht tek ata, për buzëqeshjen e të cilëve, shoqëria jonë ka më shumë nevojë. Vizito www.babagjyshisekret.al për të plotësuar dëshirën e një fëmije.

Beba.al është platforma më e madhe dhe e vetmja në tregun shqiptar te shitjeve online të produkteve për nëna shtatzëna dhe bebe deri në moshën 5 vjeç. Beba.al është në shërbimin tuaj për tju ofruar me vetëm një klikim larg çdo produkt që duhet për nëna shtatzëna dhe bebe. Vizito www.beba.al për më shumë.

PrintON e ka fokusin në fushën e produkteve për shtypjen dhe konsumit ne zyra. Pas shumë viteve përvojë në fushën dhe në botën E-commerce, PrintOn ka përzgjedhur prodhuesit më të mirë dhe mund të ofrojë cilësi më të mirë me çmimin më të ulët në treg. Vizito www.printon.al për më shumë.

Connext është një agjensi marketingu dhe komunikimi që ofron zgjidhje profesionale për një gamë të gjerë institucionesh, kompanish dhe biznesesh. Më shumë mbi Connext këtu: www.connext.al . Disa nga projektet që kemi bashkëpunuar me Connext dhe Pentagrami: Koncerti i Alban Skënderaj, Colour Day Festival, Diva Show etj tbc.

Destil Hostel është një komunitet alternativ i cili po ndryshon konceptin e përdorimit të hapësirave publike në Shqipëri, me organizime të larmishme kulturore dhe muzikore. Blini online biletat e aktiviteteve të Destil në bit.ly/destiltirana, pa asnjë komision ektra.

Pentagrami është platforma më e re e koncerteve dhe eventeve muzikore në Shqipëri. Tashmë ju mund të blini online biletat për organizime të ndryshme në www.pentagrami.al, me EasyPay. Disa nga projektet që kemi bashkëpunuar me Connext dhe Pentagrami: Koncerti i Alban Skënderaj, Colour Day Festival, Diva Show etj tbc.

On Time Concept është një agjensi komunikimi dhe menaxhimi eventesh, të cilat kanë mundësuar shitjen e biletave online me EasyPay për eventet e tyre, siç qe edhe seminari Rruga Drejt Suksesit, me CEO-n dhe themeluesin e Agna Group, Vasil Naçi.

Turtle Fest është festivali më i madh muzikor shqiptar i cili çdo vit mbledh mbi 5000 pjesëmarrës nga trojet shqiptare. Biletat online mundësohen nga EasyPay në turtle-fest.com/tickets/, pa asnjë komision ekstra.

Mythod.al është shkolla e parë e formimit në Itali për personal trainer e cila zbret për herëë të parë edhe në Shqipëri ➡️www.mythod.al! Pagesën mund ta kryeni me EasyPay edhe në të gjitha pikat tona mbarë Shqipërinë.

Agog Marketing është një kompani që menaxhon prezencën e SME-ve dhe OJF-ve në Mediat Sociale në mënyrën më efektive, falë specializimit dhe njohjes së thellë të Mediave Sociale. Në trajnimet e rregullta që Agog Marketing organizon në vazhdimësi, ju mund të paguani me EasyPay pa asnjë komision ekstra! Më shumë mbi AGOG: www.agogmarketing.com

New Media Communications është një ‘laborator komunikimi’ që ofron shërbime marketing dhe organizon aktivitete të ndryshme për sipërmarrjen, si pjesë të projekteve të Business Magazine Albania, Allweb Education etj. Për më shumë: www.newmedia.al

Altissia Privè është një shopping club privat online ku të regjistruarit mund të gjejnë markat më ekskluzive të veshjeve, aksesorëve, kepucëve dhe kozmetikes me çmime outlet me ulje deri ne 70%. Për më shumë, vizitoni www.altissiaprive.al.

Maratona e Tiranës është eventi më i madh sportiv në kryeqytet, me një pjesëmarrje prej më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës. Pagesën dhe regjistrimin në këtë aktivitet mund ta kryeni në www.tiranamarathon.com.

Soon: Ebuy.al etj.

Si të blini online?

Pasi të keni zgjedhur produktet që do blini dhe jeni gati për të paguar:

  • Zgjidhni butonin EasyPay
  • Hyni në llogarinë EasyPay me kredencialet tuaja*
  • Pagesa bëhet direkt nga llogaria juaj dhe ju mbeteni në pritje të produkteve që bletë.

*Nëse nuk keni një llogari EasyPay, ju ftojmë të shkarkoni falas aplikacionin në Android, iOS ose Windows. EasyPay është një llogari me parapagesë, të cilën mund ta kreditoni me një kartë Visa ose MasterCard, direkt nga llogaria bankare apo edhe me para në dorë (“cash”) pranë pikës më të afërt EasyPay. Mirëmbajtja dhe kreditimi i llogarisë EasyPay është falas; madje edhe për rimbushjet me kartë, ne mbulojmë komisionet e bankës gjithashtu.

Ke dëshirë të bashkohesh si merchant në EasyPay? Na dërgo një email në marketing@easypay.al