Pyetje të shpeshta

Ne tek EasyPay duam t’i bëjmë gjërat e thjeshta për ju. Për këtë kemi përgatitur disa përgjigje të pyetjeve që bëhen më shpesh. Nese nuk e gjeni përgjigjen e duhur këtu, atëherë na shkruaj tek info@easypay.al dhe ne do ju përgjigjemi në  pak minuta.

Çfarë është EasyPay?

EasyPay është platformë pagesash dhe transfertash nëpërmjet celularit dhe online, ofron shërbime të shpejta dhe të sigurta dhe është i pranishëm në platformën android, ios dhe windows

Si funksionon EasyPay?

Së pari duhet të krijosh një llogari EasyPay, e cila mbushet nëpërmjët kartave tuaja të kreditit( Visa ose MasterCard) ose direkt nga llogaria juaj bankare nëpërmjet e-banking. Kur llogaria EasyPay është e mbushur mund të filloni menjëherë të kryeni pagesat për vete ose për të tjerët.

Pse duhet të zgjedh EasyPay?

Sepse është shumë e thjeshtë,  nuk lëviz me cash dhe shmang rradhët e gjata. Me një llogari EasyPay mund të paguash të gjitha faturat, mund të bësh blerje produktesh dhe këtë e bën në cdo kohë, nga kolltuku i shtëpisë apo kur je me pushime brënda apo jashtë territorit shqiptar.

A është e sigurt të bëj pagesa me Easypay?

Ne tek Easypay  ju ofrojmë siguri maksimale,  për mobile dhe online, që nga momenti i regjistrimit duke ju mundësuar përdorimi e dy elementëve të sigurisë(kodi unik / dhe PIN) te cilat zvogëlojnë mundësinë e manipulimeve dhe aktiviteteve fraudulente.

C'të bëj nesë nuk kam llogari bankare?

Edhe nësë nuk ke llogari bankare, ju mund të rregjistroheni dhe krijoni llogarinë Easypay. Pastaj shkoni pranë agjentëve të shitjes për të mbushur llogarinë tuaj EasyPay me cash. Një mënyrë tjetër është të shkoni pranë një banke partnere me EasyPay dhe të hapni një llogari bankare.

C'të bëj nëse nuk kam e-banking apo kartë krediti ?

Kontakto bankën tende për të bërë rregjistrimin në e-banking ose apliko për kartë krediti

Nuk jam i/e sigurt nëse pagesa u krye? C'të bëj?

EasyPay ju njofton me email ose sms menjeherë sapo pagesa është kryer me sukses. Nëse nuk e keni marrë emailin brenda pak minutash nga EasyPay,kontrollo nëse emaili ka shkuar në kutinë”spam” ose “junk”, nese jo atëherë na kontakto që ta dërgojmë edhe njëherë

A ka kosto shtesë për të kryer pagesat me EasyPay?

Ne tek EasyPay ofrojmë shumicën e shërbimeve pa kosto shtesë ose kosto të fshehura. Për më shumë info për tarifat për shërbimet klikoni në faqen Tarifat &Limitet

A mund ta anulloj pagesën?

Jo, nuk mund ta anulloni pagesën e cila ka përfunduar me sukses

Pse llogaria ime Easypay është bllokuar? Si mund ta aktivizoj?

Lllogaria EasyPay mund të bllokohet për arsyet e mëposhtmë:

  1. Mungon mjeti i identifikimit ose të dhënat personale janë të pasakta
  2. Emri në llogari nuk përputhet me mjetin e identifikimit
  3. Kryerja e transaksioneve të dyshimta

Nëse ju është mbyllur llogaria, kontakto info@easypay.al për të aktivizuar llogarinë në varësi të arsyeve të bllokimit.