Turtle Fest 7,viti i dytë rradhasi i bashkëpunimit midis Turtle Fest dhe EasyPay

Post Event

Turtle Fest 7 u zhvillua fundjavën e parë të muajit korrik, konkretisht në datat 6, 7 dhe 8 të tij. Ky event solli muzikën më të mirë lokale dhe ndërkombëtare në bregdetin e pakrahasueshëm të Shqipërisë.

Artistët & Dj më në zë të skenës alternative muzikore europiane ju bashkuan eksperiencës unike 3 ditore plot muzikë dhe dashuri të Turtle Fest e cila numëroi pjesëmarrjen e mbi 4500 adhuruesve të muzikës.

Skuadra EasyPay ishte prezente gjatë datave të festivalit në hyrje të Turtle Fest, ku u krye konvertimi i biletave elektronike në byrzylykët që siguronin aksesin në festival. Të gjithë personat që kishin blerë biletat me EasyPay, patën mundësinë të shikonin se si funksion skanimi i biletave të shitura me kodin QR nga aplikacioni EasyPay, një risi për tregun e biletave në Shqipëri.

Festivale të tilla rinore ndihmojnë gjithmonë në përqafimin e teknologjisë nga te rinjtë të cila janë po ata të parët që preferojnë dhe mbështesin këto zhvillime me impact të drejtpërdrejtë në lehtësimin e jetësës së tyre.

 

Posted in: