Apliko tani në Tirana Photo Festival 2020, afati deri më 1 Shtator 2020

Tirana Foto Festival është një event vjetor fotografie që organizohet nga DMO Albania (Destination Management Organization). Tirana Photo Festival 2020, do të zhvillohet nga 8-15 Tetor 2020 në Tiranë. Është momenti të frymëzoheni, afati i aplikimeve është deri më 1 Shtator 2020.

Një ftesë e ngrohtë për të gjithë të apasionuarit pas fotografisë : “Ne besojmë se gjithë fotografëve, dhe të apasionuarve të fotografisë u duhet dhënë një mundësi që të tregojnë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse Tirana Photo Festival është një festival jo vetëm për profesionistët por dhe për të rinjtë që aspirojnë të bëhen fotografë. Apliko dhe bëhu dhe ti pjesë e këtij eventi unik”.

Qëllimi i këtij Festivali gjithëpërfshirës është të vendosë fokusin në artin e fotografisë përmes konkursit të fotografisë, ekspozitave, seminareve, foto tour etj.

Detaje  për pjesëmarrësit:

  • Pjesëmarrës: Nga e gjithë bota;
  • Tema: Një foto për jetën. Pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe Covid19, si dhe shumë sfidave me të cilat po përballet Shqipëria dhe bota, ne duam të japim mesazhin e shpresës për një jetë më të mirë. Fotografia të jetë bërë në Shqipëri. (Fotot mund të jenë peisazhe, portrete, njerëz etj)
  • Pagesa: 1-5 photo (500 lekë). Kjo pagesë modeste është një ndihmë nga ana juaj për printimet e fotove që do publikohen në ekspozitën 7 ditore të Tirana Photo Festival në Tetor;
  • Përzgjidhen 3 fitues.

Nga dita e sotme, EasyPay mundëson për të gjithë të interesuarit, shërbimin e pagesës së aplikimit online për Tirana Photo Festival 2020. Afati i aplikimeve deri më 1 Shtator 2020.

Për 1-5 foto te ngarkuara çmimi është 500 lekë.

Ju mund të paguani aplikimin tuaj nëpërmjet këtyre opsioneve:

  • Të paguani direkt me butonin EasyPay – Ju duhet të keni ose të krijoni i një llogari aktive në EasyPay.
  • Të paguani me kartë Visa/Mastercard – Nëse jeni kartëmbajtës Visa/Mastercard, mund të paguani direkt nga karta juaj.

Për më shumë vizitoni: https://ticket.easypay.al/

Posted in: