Pozicion Vakant në EasyPay – Compliance Manager

Mundësi punësimi si Compliance Manager në EasyPay

Rreth EasyPay:

EasyPay është një nga kompanitë FinTech kryesore në Shqipëri që prej 8 vjetësh. Ne jemi një platformë gjithëpërfshirëse pagesash digjitale që u japin mundësinë njerëzve të bëjnë pagesa brenda portofolit tonë të gjerë të shërbimeve lokale, duke kursyer kohë, para dhe duke rritur rehatinë. Klientët mund të kreditojnë portofolin e tyre EasyPay me para në dorë tek një nga 450 pikat tona në Shqipëri, me kartë ose direkt nga llogaria bankare. Duke ofruar alternativa të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, të gjithë njerëzit, qoftë ata pa llogari bankare ose ata që disponojnë një të tillë, kanë mundësinë të aksesojnë shërbimet financiare digjitale dhe të bejnë pagesa online dhe nga celulari në kohë reale. Klientët tanë gjithashtu mund të përfitojnë nga portofoli i shërbimeve tona edhe fizikisht në 400 pika shitje EasyPay në Shqipëri. EasyPay punon me institucione të ndryshme private dhe publike për të lehtësuar jetët e njerëzve dhe për të rritur numrin e shërbimeve nga të cilat mund të përfitojnë. Partneri ynë më i fundit ndërkombëtar është Ria Money Transfer, një nga tre operatorët më të mëdhenj për Transfertat e Parave në botë.

Pozicioni: Compliance Manager

 Kohëzgjatja: Kontratë njëvjecare  me të drejtë rinovimi.

 Orari: Kohë e Plotë

Arsimi: I lartë, Master në degët Financë, Juridik ose Ekonomik.

Eksperienca: Minimumi 2 vjet punë në Compliance, AML ose manaxhim risku në sistemin financiar.

Raporton tek: Ekzekutivi

Përse EasyPay?

  • Ju do pëlqenit të punonit me kolegë inteligjentë, të shkathët dhe bashkëpunues mosha mesatare e të cilëve eshte 28-30 vjec;
  • Do të ishit pjesë e një mjedisi dinamik pune dhe shumë emocionues;
  • Do të jepnit kontributin tuaj në sektorin Financiar në Shqipëri duke qenë pjesë e kompanise më inovative e cila sapo u vleresua si “The Best Payment Solution Provider in Albania 2020” nga Global Banking & Finance, përvec shumë cmimeve të tjera të marrë në vitet e shkuara.

Cilat do të jenë përfitimet tuaja?

  • Një eksperiencë pune në një ambjent shumë dinamik dhe inovativ;
  • Mundësinë për të hedhur një hap me ri në karierën tuaj ne Fintech leader te tregut shqiptar, duke exploruar dhe sfidat e Compliance ne fushën e Fintechs;
  • Mundësinë për të zhvilluar dhe definuar aftësitë tuaja profesionale;
  • Bashkëpunimi me profesionistë në këtë fushë;
  • Përfitime financiare.

Cilat janë detyrat kryesore që do të zhvillon Compliance Manager?

  • Krijon, menaxhon dhe mirëmban një sistemi të kontrollit të brendshëm efikas dhe të besueshëm nga pikepamja e Politikave, Procedurave, Memo-ve dhe cdo dokument tjeter.
  • Përgjegjës për të prezantuar, konsoliduar dhe monitoruar, në kohën e duhur, planin e zbatimit të Kornizës së Pajtueshmërisë (Compliance Governance Framework).
  • Përgjegjës për të garantuar efikasitetin dhe afatin kohor të proceseve administrative në kompani (Compliance implementation).
  • Shqyrton dhe ndjekje e2e e përputhshmërisë së kompanisë me ligjin në fuqi; të bëjë rekomandime sipas nevojës për të përmirësuar/ forcuar qëndrueshmërinë e Kompanisë; dhe të sigurojë raportim mbi pajtueshmërinë e Kompanisë me ligjin në fuqi.
  • Të suportojë linjat e biznesit në zbatimin e veprimeve korrigjuese, përfshirë administrimin e trajnimit të Compliance, për çdo çështje të pajtueshmërisë, të shënuar në lidhje me monitorimin e pajtueshmërisë dhe të kryejë raportim periodik për çështje non-compliant dhe të ndihmojë e ndjekë hap pas hapi në konsultim të drejtpërdrejtë me stafin përgjegjës për të korigjuar/ mitiguar problematikat e mos-përputhshmërisë.
  • Përgjegjës për përfshirjen gjatë zhvillimit dhe zbatimit të produkteve dhe shërbimeve të reja dhe për të vendosur kërkesat e biznesit (business requirements) të përputhshme më legjislacionin në fuqi dhe kërkesat ligjore e rregullatore të zbatueshme.
  • Rishikon dhe azhornon në mënyrë të vazhdueshme të gjitha Politikat, Procedurat dhe format e aplikueshme në kompani, dhe përmirësimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme si rezultat i ndryshimeve në produkte dhe shërbime për të siguruar që ato pasqyrojnë me saktësi kontrollet mbi funksionet e lidhura me përputhshmërinë.
  • Përpilon dhe komunikon udhëzime për stafin në lidhje me përputhshmërinë mbi funksionalitetin e produkteve dhe shërbimeve të reja / të rishikuara për të lehtësuar rishikimin e çdo dokumentacioni ligjor/ rregullator, si dhe ekzekutimin e rishikimeve të monitorimit të pajtueshmërisë që kanë të bëjnë me produktet dhe shërbimet e reja.
  • Organizon trajnimet e Përputhshmërisë në Easypay në lidhje me ndryshimet që kryhen nga ana rregullatore që prekin biznesin, si dhe përgjegjës për trajnimin e punonjësve të rinj.

Dokumentacioni paraprak: CV, Kopje të Certifikatave, Diplomave të kualifikimeve të ndryshme duhet të dërgohen me email në adresën: info@easypay.al.

Afati i pranimit te dokumentave : 10.07.2020

*Do të lajmërohen për intervistë vetëm kandidatët qe do të perzgjidhen të cilëve do t’u kërkohet dokumentacion shtesë.

Posted in: