Android Developer – Pozicion Vakant në EasyPay

Eja dhe puno si Android Developer në EasyPayMundësi punësimi si Android Developer në EasyPay
Rreth EasyPay:
EasyPay është një nga kompanitë FinTech kryesore në Shqipëri që prej 9 vitesh. Ne jemi një platformë gjithëpërfshirëse pagesash digjitale që u japin mundësinë njerëzve të bëjnë pagesa brenda portofolit tonë të gjerë të shërbimeve lokale, duke kursyer kohë, para dhe duke rritur rehatinë. Klientët mund të kreditojnë portofolin e tyre EasyPay me para në dorë tek një nga 450 pikat tona në Shqipëri, me kartë ose direkt nga llogaria bankare. Duke ofruar alternativa të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, të gjithë njerëzit, qoftë ata pa llogari bankare ose ata që disponojnë një të tillë, kanë mundësinë të aksesojnë shërbimet financiare digjitale dhe të bejnë pagesa online dhe nga celulari në kohë reale. Klientët tanë gjithashtu mund të përfitojnë nga portofoli i shërbimeve tona edhe fizikisht në 450 pika shitje EasyPay në Shqipëri. EasyPay punon me institucione të ndryshme private dhe publike për të lehtësuar jetët e njerëzve dhe për të rritur numrin e shërbimeve nga të cilat mund të përfitojnë. Partneri ynë më i fundit ndërkombëtar është Ria Money Transfer, një nga tre operatorët më të mëdhenj për Transfertat e Parave në botë.Rreth skuadrës dhe rolit tuaj:Ne jemi një skuadër e re dhe me eksperienca të ndryshme jashtë Shqipërisë dhe brenda vendit. Momentalisht po kërkojmë për njerëz që janë ambicioz, kreativ, të shkathët, me një mentalitet dhe vëmendje të theksuar tek detajet për t’u përfshirë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të reja dhe ekzistuese software. Në këtë rol, ju do të mirëmbani ndër të tjera sistemet ekzistuese kompjuterike dhe do të suportoni nevojat ditore të departamentit IT.

Çfarë pritet nga ju të sillni me vete:

  • Njohuri të mira të parimeve OOP
  • Njohuri të mira në Java/Kotlin
  • Njohje e Android Jetpack, Material components
  • Eksperiencë në konsumimin e REST APIs duke përdorur librari si OKHttp, Retrofit

Çfarë preferohet të keni:

  • Njohuri të librarive që përdoren për dependency injection: Dagger2, Koin, Kodein, etj
  • Njohuri në reactive programming (RXJava, Kotlin Coroutines)
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të propozuar zgjidhje të reja por edhe një frymë e të punuari në grup e shkëlqyer

Pse do ju pëlqejë të punoni në EasyPay:

  • Do të ishit pjesë e një mjedisi dinamik pune dhe shumë emocionues duke bashkepunuar me talente dhe leaders ne tregun Fintech ne Shqiperi
  • Do të jepnit kontributin tuaj në sektorin Financiar dhe të IT në Shqipëri duke qenë pjesë e kompanise më inovative e cila renditet ne Top 3 në listën e kompanive Fin-Tech më të mira në Europë
  • Mundësi për të punuar në një skuadër që vlerëson transparencën, inovacionin dhe kreativitetin
  • Mundësi për të pasur impakt direkt në kompani
  • Ambient dinamik ku punohet me ritme të shpejta dhe ku do të keni përgjegjësi që në ditën e parë
  • Pagë e kënaqshme në bazë të eksperiencës

Si të aplikoni:

Dokumentacioni paraprak: CV, Kopje të Certifikatave, Diplomave të kualifikimeve të ndryshme duhet të dërgohen me email në adresën: hr@easypay.al.

Afati I pranimit të dokumentave : 11.09.2020

Kandidatët me rezultatet më të mira do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm!

Posted in: