Standardi i përgjithshëm i raportimit (CRS)

 

Çfarë është Standardi i Përgjithshëm i Raportimit (CRS)

Standardi i Përgjithshëm i Raportimit (CRS-Common Reporting Standart) u krijua në vijim të kërkesës së G20 (forum ndërkombëtar i 19 vendeve të Bashkimit Europian) dhe u aprovua nga Këshilli i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) në datë 15.07.2014.

Standardi i Përgjithshëm i Raportimit (CRS) kërkon nga vendet pjesëmarrëse (ndër të cilat dhe Shqipëria) që të mbledhin informacion nga institucionet financiare të vendit përkatës dhe ta shkëmbejnë këtë informacion me vendet anëtare një herë në vit, me qëllim shmangien e evazionit fiskal.

Në Shqipëri, Standardi i Përgjithshëm i Raportimit (CRS) ka filluar të zbatohet përmes Ligjit nr.4 datë 31.01.2020.

Detyrimi i Raportimit të Institucioneve Financiare

Në zbatim të Ligjit nr. 4 datë 31.01.2020, Institucionet Financiare në Shqipëri, ashtu sikurse edhe EasyPay, janë të detyruara të marrin masa për të identifikuar vendin (et) e rezidencës fiskale per klientët e tyre si dhe të sigurojnë numrin identifikues tatimor të juridiksionit përkatës (kodin fiskal). Informacioni i mbledhur sëbashku me informacion mbi llogaritë financiare të mbajtura nga klientët do raportohen tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila më pas e shkëmben këtë informacion me institucionet në vendet pjesëmarrëse.

Cilat janë të dhënat e raportueshme sipas ligjit Shqiptar

Për individët:

  • Emri
  • Adresa
  • Juridiksioni (et) i vendbanimit
  • Numri (at) i identifikimit tatimor
  • Data dhe vendi i lindjes (për personat fizikë)
  • numri (a) i llogarisë (ve)
  • gjendjet ose vlerat e llogarisë deri në fund të vitit kalendarik ose mbylljen e llogarisë
  • shumën totale bruto të të ardhurave të kredituar në llogari gjatë vitit kalendarik ose periudha të tjera raportimi.

 

Në rastin e personave juridik, personi (at) kontrollues të subjektit:

  • Emri
  • Adresa
  • Juridiksioni (et) i vendbanimit
  • Numri (et) i identikimit tatimor
  • Data dhe Vendi i lindjes

 

Llogaritë “e përjashtuara”

Ligji Nr.4/2020 “PËR SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONIT TË LLOGARIVE FINANCIARE” ka përcaktuar edhe përjashtime për llogari financiare që nuk janë të raportueshme sipas Ligjit.

Llogaritë që nuk raportohen:

  • Llogaritë e institucioneve financiare,
  • Llogaritë e entiteteve qeveritare,
  • Llogaritë e organizatave ndërkombëtare,
  • Llogaritë e bankave qëndrore,
  • Llogaritë e korporatave, aksionet e të cilave tregtohen rregullisht në një ose më shumë tregje të stabilizuara të letrave me vlerë (ose një entitet i lidhur me të).

Detyrimi për plotësimin e vet-deklarimit

Duke filluar nga 11.03.2020, të gjitha Institucionet Financiare të vendosura në Shqipëri janë të detyruara të zbatojnë procedurat dhe masat për të përmbushur me kujdes detyrimet, sipas Ligjit Nr. 4, datë 31.01.2020. Rrjedhimisht, të gjithë klientët që:

  • duan të hapin një llogari të re, do t’u kërkohet të dorëzojnë një Vetë-Deklarim të vlefshëm për të vërtetuar rezidencën fiskale dhe numrin (at) e tyre të identifikimit tatimor (kodin fiskal).
  • Identifikohen se disponojnë të dhëna për residencë (a) fiskale në një nga vendet pjesëmarrëse, do t’u kërkohet të dorëzojnë një Vetë-Deklarim të vlefshëm për të vërtetuar rezidencën fiskale dhe numrin (at) e tyre të identifikimit tatimor (kodin fiskal).

Në rrethana të caktuara edhe për Llogaritë Para-ekzistuese (te hapura para 31.12.2018) do t’ u kërkohet të dorëzojnë një Vetë-Deklarim të vlefshëm në mënyrë që të përcaktojnë qartë rezidencën(at) e tyre tatimore dhe numrin (at) e tyre të identifikimit tatimor.
Detyrimi për të siguruar një Vetë-Deklarim të vlefshëm është për të gjithë klientët, pavarësisht nga vendbanimi i tyre tatimor, pra, edhe për klientët që janë ekskluzivisht rezidentë tatimor në Shqipëri.

 

Është e rëndësishme të theksohet se EasyPay e ka të ndaluar të japi ndonjë këshillë tatimore ose juridike. 

 

Mbrotja e të dhënave personale

Transferimi i të dhënave do të kryhet sipas kushteve dhe garancive që ofrojnë mbrojtjen e duhur të të dhënave personale. EasyPay Albania SHPK ka marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin dhe përpunimin e sigurt të të dhënave të mbajtësit të llogarisë duke kuptuar se të dhënat e tij personale dhe financiare do të trajtohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Formulari i vetë-deklarimit mund të shkarkohet më poshtë. Mbasi të plotësohet, formulari duhet firmosur dhe dërguar me postë, ose të skanuar me e-mail tek adresa crs@easypay.al. Gjithashtu, formulari mund të dorëzohet edhe pranë çdo pike EasyPay në Shqipëri.

 

CRS-Formularë:

Vetë Deklarimi për Individë 

Vetë Deklarimi për Entitetet (Persona Juridikë)

TAX RESIDENCE SELF-DECLARATION FORM (Individuals) – English Form

TAX RESIDENCE SELF-DECLARATION FORM (Legal Entity) – English Form

 

Dokumenta të tjera:

Ligji Nr. 4/2020

VENDIM Nr. 613, datë 29.7.2020

Faqe zyrtare OECD

Posted in: